Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në qytetin e Shkodrës, ndërsa një punëtor teksa ishte duke salduar, ka gjetur vdekjen aksidentalisht.
Fran Dakaj, 44- vjeç nga fshati Shtoj i Ri, komuna Rrethina në Shkodër ka qenë duke salduar një shufër hekuri tek një objekt pranë ish- fermentimit. Nga pakujdesia, shufra ka ndeshur një tel të tensionit të lartë dhe duke përçuar rrymën elektrike është shkarkuar në trupin e saldatorit.
Personat që kanë qenë afër, janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, por sipas policisë që i referohet dëshmive dhe veprimeve të kryera në vendin e ngjarjes, vdekja e 44-vjeçarit ka qenë e menjëhershme.