Publikuar me : 04.10.2011 Ne :
Kronike - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një person i kërkuar nga Interpoli dhe policia shqiptare u arrestua mbrëmjen e së hënës në Shkodër. Bari Delaj, 28 vjeç, ishte dënuar me 10 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.
28-vjeçari, banues në fshatin Nikç, Komuna Kelmend e rrethit Malësi e Madhe ishte shpallur në kërkim që në vitin 2007, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës te prerë, e kishte dënuar me 10 vjet burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Mbajtje, prodhim dhe transportim të substancave kimike”.
Gjithashtu, Delaj ishte edhe në listën e Interpolit. /
Anila Dushi