Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Kronike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bajraku gjate seances gjyqesore
Arrest me burg është masa e sigurisë që ka vendosur Gjykata e Shkodrës ndaj Sami Bajrakut, i cili me 4 dhjetor të këtij viti tentoi të vrasë me armë të ftohtë, thikë, bashkëshorten e tij Vjollca Bajraku, ngjarje e ndodhur në aksin Shirokë-Zogaj.
Mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Hamdi Shullani kërkoi nga gjykata një masë më të lehtë pasi personi në fjalë ka kryer veprën penale në kushte të tronditjes së thellë psiqike. Nga ana tjetër nga dëshmitë e marra rezulton se dy bashkëshortët Sami Bajraku 52 vjeç dhe Vjollca Bajraku 47 vjeç po pinin kafe në një nga lokalet e fshatit Shirokë, dhe pasi kanë hyrë në automjetin e tyre kanë nisur debatet që kanë të bëjnë me xhelozinë mes çiftit.
Sami Bajraku në dëshminë e dhënë në hetuesi në momentin e tronditjes së thellë ka marrë një thikë, të cilën rastësisht e kishte në automjet dhe e ka qëlluar bashkëshorten e tij dhe më pas e ka lënë poshtë rrugës.
Anila Dushi