Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se policia e këtij qyteti ka arrestuar tre femra nga komunat e Shkodrës nën akuzën e ushtrimit dhe shfrytëzimit për prostitucion.
Burimet bëjnë të ditur se operacioni për ndalimin dhe vënien në pranga të 3 femrave është mbyllur në orët e para të mëngjesit.
Në pranga janë vënë E. S. 38 vjeç, lindur dhe banuese në Dobraç, D. P. 37 vjeç, lindur në fshatin Kllogjen, Komuna Temal, banuese në lagjen “3 Heronjtë”, si dhe ndalimin e 62-vjeçares Sh. M., lindur në Malësi të Madhe dhe banuese në lagjen “3 Heronjtë”.