Banoret deklarojne se projekti aktual eshte ndryshe nga fillestari. Kercenojne me ngujim
SHKODER - Inspektoriati ndertimor prane bashkise Shkoder ka nisur aksionin per prishjen e 90 ndertimeve ne lagjen Mark Lula tek ish-fusha e druve ne qytetin e Shkodres.
Pronaret e tyre jane lajmeruar me pare, pasi vendimi eshte marre ne perputhje me projektin e hartuar ne Tirane per unazen lindore te qytetit te Shkodres, e cila do te jete dhe si lidhje me autostraden Shkoder- Han i Hotit. Inspektorati ndertimor me dy fadroma dhe i mbeshtetur dhe nga policia e rendit, ajo bashkiake dhe njesite e qeverisjes vendore, ka nisur prishjen fillimisht te mureve rrethuese, njesive te sherbimit dhe dyqaneve per te vazhduar me pas me objektet e tjera.
Pronaret e tyre, te cilet jane vendosur ne kete zone ne keto 20 vitet e fundit, nuk kane penguar aksionin e ndertimoreve, ndonese ka pasur reagime te disa banoreve qe kundershtonin ndryshimet qe, sipas tyre, i jane bere projektit.
Pal Zefi, 55 vjec, ka theksuar se kur kane ardhur projektuesit dhe kane vendosur piketat, kane thene se gjeresia e rruges do te ishte 25 metra qe i takonte te merrej oborri, por jo te prekej banesa. Pastaj thane 27 meter.
Me tepronte 1.5 meter per te dale ne rruge. Sot me thone se te preket edhe shtepia, dhe ajo do prishet. Une nuk jam kunder ndertimeve qe i perkasin te gjitheve, por nuk do dal nga shtepia bashke me 6 femijet ne rast se shteti nuk me gjen banese tjeter. Nuk pengoj rrugen, por shtepine nuk e leshoj, ka deklaruar ai. Nje tjeter banor i kesaj lagjeje, Gjelosh Lulashi, shprehet se eshte turp per shtetin, shume turp me nxjerre ne rruge familje me 7 vete.
Mos ti kishte lene me ndertu ketu, tani nuk kane ku te shkojne. Sipas drejtorit te inspektoriatit ndertimor te bashkise Shkoder, Roland Çomo, ne kete segment jane 90 objekte qe do te prishen, prej te cilave 12 jane shtepi banimi, nje ose disa kateshe te ndertuara vitet e fundit.
Ai ka kerkuar mirekuptimin e komunitetit, ndersa ka shtuar se jane 260 objekte gjithsejt qe do te prishen ne funksion te unazes lindore dhe lidhjen e saj si bypass me autostraden Shkoder- Han i Hotit. Unaza lindore e qytetit te Shkodres eshte nje investim i qeverise shqiptare dhe Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve.