Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkoder, shperthen makina, plagoset kambisti. Dyshohet per atentat

Publikuar me : 13.10.2011 Ne : Kronike - 80 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Foto ilustruese


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një mjet tip Benz duke plagosur rëndë drejtuesin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në 06.40 në lagjen “Vasil Shanto” në qendër të qytetit të Shkodrës pranë tregut të shkëmbimit të valutës. Mjeti tip Benz me targë SH 1465 E që drejtohej nga Mark Gjoni, 50 vjeç, me banim në Shkodër, ka ardhur nga rruga e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe është parkuar në fund të saj tek kryqëzimi i tregut valutor,në parkingun pranë një pallati,jo larg kishës ortodokse.

Sapo ka parkuar mjetin dhe e ka fikur atë, një shpërthim i fuqishëm i shoqëruar me zjarr ka përfshirë mjetin. Drejtuesi i tij, 50-vjeçari Mark Gjoni është mundur të nxirret nga mjeti me dëmtime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhet në gjendje kritike. Kanë qenë persona që punojnë në tregun valutor dhe dyqanet e zonës ata që sapo kanë dëgjuar shpërthimin, janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë të dëmtuarit. Një mjet zjarrëfikës ka bërë shuarjen e zjarrit.

Sipas policisë akoma nuk dihet shkaku i shpërthimit, por dyshohet se në mjet ka qenë e vendosur lëndë plasëse që është aktivizuar nga largësia. Për të patur të dhëna më të sakta, nga Tirana kanë ardhur specialistët përkatës. Mark Gjoni punonte si kambist dhe është vëllai i një punonjësi policie në Shkodër. Policia akoma nuk ka dhënë versionin e saj për ngjarjen,  shkaqet, pistat e hetimit apo autorët e dyshuar. Anila Dushi

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit