Publikuar me : 15.09.2011 Ne :
Kronike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mungesa e një prej dëshmitarëve kryesor të kërkuar nga prokuroria në procesin gjyqësor ndaj 4 këshilltarëve bashkiak të Shkodrës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, ka detyruar gjykatësin e çështjes të shtyjë përsëri këtë procesin.
Ka gati 2 muaj, që ky gjyq ka mbetur peng i këtij dëshmitari, i cili në mandatin e kaluar ka qenë këshilltar bashkie. Gjykatësi i çështjes Ken Dhima i la afatin e fundit prokurorisë për thirrjen e këtij dëshmitari ndërsa mbrojtja është shprehur e shqetësuar për shtyrjen e here pas hershme të këtij procesi, i cili sipas saj po stërzgjatet pa asnjë motiv.
Akuza për “shpërdorim detyre” ka çuar në dyert e gjykatës komisionin e seleksionimit të familjeve që do përfitonin nga shpërndarja e banesave, në vitin 2009. Këshilli Bashkiak i mëparshëm, më 2009 shpërndau 39 banesa për të pastrehët e qytetit të Shkodrës, ndërsa në total ishin rreth 1500 familje të pastreha, të cilët kanë kërkuar që t`u sigurohet një banesë.
Anila Dushi