Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kronike - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia Shkodrës, arrestoi në flagrancë një 47 vjeçar nga Durrësi, pasi tek po kalonte pikën kufitare të Muriqanit, iu gjet një qese me lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa në banesën e tij në Durrës iu sekuestruan gjithsej 6 kg e 134 gr, marijuanë.
Ndre Gjeçi 47 vjeç, lindur në fshatin Geziq të rrethit Mirditë dhe banues në lagjen nr. 13, të qytetit Durrës mbrëmjen e së mërkurës ka dashur të kalojë drejt Malit të Zi përmes pikëkalimit kufitar të Muriqanit.
Gjatë kontrollit të ushtruar, në portofolin e tij, i është gjetur një qese plastike transparente, në të cilën kishte një sasi prej 6 gr pluhur të bardhe i dyshuar si lëndë narkotike Kokainë. Pas kësaj policia kufitare në bashkëpunim me atë të rendit bëri ndalimin e 47- vjeçarit.