Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Kronike - 24 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vjedhja vazhdon të jetë krimi më i përhapur në Shkodër. Gjatë vitit 2011, nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër janë dhënë 84 vendime fajësie për veprën penale të “Vjedhjes”.
Sipas të dhënave nga ky institucion të ndara sipas neneve të Kodit të Procedurës Penale, për konsumimin e veprës penale “Vjedhje” janë dhënë 44 vendime fajësie, një vendim pafajësie, një kthim akti si dhe një pushim të çështjes për inkopetencë.
Për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, janë dhënë 34 vendime fajësie. Për “Vjedhje me dhunë” janë dhënë katër vendime fajësie ndërsa për vepren penale “Vjedhje me armë”, dy vendime fajësie.
Në total për veprat penale të vjedhjes janë dënuar janë 132 persona, prej të cilëve 46 për veprën penale të vjedhjes, 71“ Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, 9 persona për “ Vjedhje me dhunë” dhe 6 persona të denuar nën akuzën “Vjedhje me armë”. Por shqetësim mbetet përfshirja e të miturve në krimin e vjedhjes.
Nga 132 personat e dënuar, 47 janë të mitur. Ato denohen më pak duke përfituar nga mosha dhe në të shumtën e rasteve janë përsëritës, pra të mitur që kanë qenë të dënuar më parë për këtë vepër penale. Kjo ndodh edhe pasi në institucionet ku ato vuajnë dënimet, mungojnë programet e mirëfillta të riedukimit, prezenca e specialistëve përkatës të cilët duhet ti zbatojnë mirë këto programe që të japin efekte pozitive.( Anila Dushi)