Publikuar me : 04.12.2011 Ne :
Kronike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Shkodër, 51-vjeçari Sami Bajraku, për arsye ende të panjohura, i mori jetën bashkëshortes së tij 47-vjeçares Vjollca Bajraku. Ngjarja ndodhi në rrugën Shirokë-Zogaj.
Policia arrestoi brenda disa orësh vrasësin, banues në lagjen “Daniel Matlia”, ndërsa është vendosur në kërkim të lokalizimit të trupit të së ndjerës.
Ndërkohë që kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.