Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkurt rrethe

Publikuar me : 26.05.2011 Ne : Kronike - 216 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Operacion antidroge, kater vete ne pranga


Kater vete jane arrestuar per kultivim dhe shitje te lendeve narkotike, si dhe per armembajtje pa leje ne nje operacion te policise se Korces. Ne pranga jane vene Nexhip Ibrahimllari, 29 vjec, i denuar me pare per vjedhje, Altin Pashollari, 28 vjec, D.Pashollari, 23 vjece dhe Lorenc Mucollari, 33 vjec arrestimi i te cilit u be pasi i eshte gjetur nje arme zjarri automatik te dhene nga shtetasi Nexhip Ibrahimllari. Policia gjithashtu ka shpallur ne kerkim V.B 28 vjec. Arrestimi i tyre eshte bere pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kultivuar rreth 600 rrenje bime te dyshuara si kanabis sativa ne vendin e quajtur Guri i shpuar ne pyllin e fshatit Velcan dhe Sheshi i bukur ne pyllin e malit te fshatit Selce. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e bashkeshorteve Altin dhe D.Pashollari u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje qese plasmasi brenda se ciles ndodhej nje sasi bime e dyshuar kanabis sativa me peshe 56 grame. Gjithashtu, gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Nexhip Ibrahimllarit u gjet nje arme gjahu teke pa fisheke dhe nje pistolete sinjalizuese pa fisheke.

Qellon me grushta policin, ndalohet


Kundershton policine dhe ndalohet. Agron Kocaqi, 47 vjec, banues ne fshatin Strum te rrethit Fier eshte arrestuar nga policia. Ne njoftimin per shtyp te drejtorise se policise thuhet se arrestimi u krye pasi ne momentin qe Kocaqi eshte ndaluar prej tyre, ka fyer policine e sherbimit te policise te Stacionit te policise Roskovec. Dhe jo vetem kaq. Pasi i ka fyer dhe kundershtuar ne momentin e shoqerimit te tij ne komisariat ai i ka qelluar ata me grushta. Lidhur me kete ngjarje, ai u arrestua per vepren penale kundershtim i punonjesit te policise se rendit publik e goditje per shkak te detyres.

Plagos bashkefshataret per pronen, arrestohet


Pronesia eshte bere shkak per plagosjen e radhes ne zonat rurale te Dibres mes bashkefshatareve. Nje ngjarje e tille ndodhi dhe dje ne fshatin Sllatine ku nje 25-vjecar plagosi dy te tjere. Sipas policise vendore, filloi procedimi penal ne gjendje te lire ndaj shtetasit Krenar Plaku, banues ne fshatin Sllatine. Ai akuzohet per plagosje te lehte me dashje, pasi te marten, per motive pronesie, plagosi lehte shtetasin M.Plaku, 53 vjec dhe F.Plaku, 38 vjece.

Punetoret denoncojne pronarin, nuk i pagoi per 7 muaj


Punetoret kane denoncuar pronarin e firmes se ndertimit, nuk i paguante prej 7 muajsh. Sektori kunder Krimit Ekonomiko-financiar prane Drejtorise se Policise ne Elbasan bejne te ditur se ka nisur procedimi penal ndaj shtetasi Agim Yzo, 42 vjec, me banim ne Tirane. Procedimi ndaj tij filloi pasi kishte te punesuar prane firmes se tij te ndertimit disa punetore per nje periudhe 3-vjecare ne 7 muajt e fundit nuk iu kishte dhene rrogen per punen e kryer. Te gjendur perballe kesaj situate punetoret kane vendosur ti drejtohen drejtesise duke denoncuar pronarin e tyre. Nga ana e policise eshte bere verifikimi i pare dhe sipas te dhenave te policise, ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire ndaj pronarit Yzo. Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas kishte punesuar prane kesaj firme shtetasit A.Baroti, 36 vjec, banues ne Elbasan, N.Gjorga, 47 vjec, banues ne Elbasan, Sh. Shabani, 50 vjec, banues ne fshatin Mengel Komuna Labinot-Fushe, Elbasan, A.Çekrezi, 21 vjec, banues ne fshatin Kodra Bujares dhe S.Stefa, 45 vjec, banues ne lagjen Kongresi Elbasanit Elbasan. Keta shtetas, sipas policise, prej nje periudhe 3-vjecare ishin te punesuar prane kesaj firme dhe prej 7 muajsh nuk paguheshin per punen e kryer. Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqesor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale punesim i paligjshem dhe mashtrim.

Demtohet linja e tensionit Korce-Pogradec


Maliqi dhe rrethinat perreth kane mbetur per te pakten 7 ore pa energji elektrike, shkak per kete eshte bere demtimi i linjes se tensionit te larte ne aksin rrugor Korce - Pogradec. Mesohet se nje skavator i cili po kryente punime ne lumin e Devollit ka keputur edhe 2 prej kabujve te kesaj linje, duke stakuar menjehere energjine ne te gjithe zonen perreth. Kabujt elektrike kane rene mbi rruge duke krijuar edhe nje situate problematike per drejtuesit e mjeteve, te cilet levizin ne kete aks rrugor. Policia rrugore ka bllokuar segmentin Libonik-Maliq, duke devijuar edhe rrugen e automjeteve ne nje rruge dytesore. Specialistet e OSSH-se kane punuar per ore te tera deri ne riparimin e defektit dhe kthimin e energjise per banoret e zones.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit