Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkurtimet ne buxhet, bllokohen parate e 3500 policeve

Publikuar me : 28.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 171 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vendimi i qeverisë që punonjësit të kthejnë mbrapsht paratë që kanë marrë për orët jashtë orarit, lejet dhe shpërblimet prek të gjithë administratën shqiptare. Por një nga organet që preket më shumë është policia. Prej rreth një viti policët shqiptarë nuk kanë marrë paratë e orëve jashtë orarit, ndërsa tani u duhet të kthejnë edhe ato pak lekë që u janë dhënë. Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta shpjegon masën sa preken punonjësit e policisë dhe pikat e kundraligjshme të këtij vendimi.

 

Zoti Fishta, qeveria ka marrë një vendim që detyron punonjësit shtetërorë të kthejnë paratë që kanë marrë në formë shpërblimi ose orë jashtë orarit. Nga ky vendim preken edhe shumë efektiva policie, të cilët janë paguar për orët jashtë orarit. Si e vlerësoni këtë vendim?

Ky vendim është dukshëm kundër ligjit dhe interesave të punonjësve të policisë pasi thuhet se duhet të kthehen në buxhetin e njësive shpenzuese çdo shpërblim i dhënë nga fondi i veçantë, gjatë 6- mujorit të parë të këtij viti, me përjashtim
të rasteve, kur ligji specifik parashikon ndryshe. Zbatimi i kësaj pike të vendimit, i detyron punonjësit e policisë të kthejnë shpërblimet e marra për punë të mirë të kryera gjatë këtij gjashtëmujori. Këtu përfshihen edhe rastet kur ata kanë rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës. Më konkretisht bëhet fjalë për rreth 680 punonjës, të cilët duhet të kthejnë shumën e rreth 9 milionë lekëve të reja. Së dyti, në vendim thuhet se çdo punonjës policie duhet të kthejë lekët e lejeve të zakonshme të paguara për vitin
2010. Ato leje duhet të riskedulohen duke vendosur kryerjen e këtyre pushimeve brenda vitit 2011. Pra policët duhet të kthejnë mbrapsht paratë dhe duhet të bëjnë me detyrim pushim. Zbatimi i kësaj pike prek afërsisht 1000 punonjës policie, në një shumë prej rreth 54 milionë lekësh të reja. Kryesisht pagesat e lejeve të zakonshme janë bërë për punonjësit e policisë që punojnë në strukturat që gjatë muajve nëntordhjetor e janar- mars, janë angazhuar me ruajtjen e rendit e qetësisë publike, me rastin e protestave dhe zgjedhjeve lokale.

 

A është e drejtë dhënia e këtyre pagesave që kanë marrë punonjësit e policisë?

Sigurisht kjo është një e drejtë ligjore e tyre e bazuar në ligj. Një e drejtë e fituar me ligj, nuk mund të tjetërsohet dhe logjikisht e juridikisht këto para të konsumuara ose jo nga punonjësit e policisë për nevoja personale e familjare, nuk mund të kthehen. Jo vetëm që nuk mund të kthehen, por nëse do të bëhet një veprim i tillë, krijon premisa për të shkaktuar probleme ekonomike në buxhetin e vogël të familjeve të punonjësve të policisë.

 

Ky është shkaku që ju keni paditur VKM-në dhe urdhrin e Ministrit?
Ministria tha se punonjësit e policisë janë paguar për orët suplementare dhe vendimi nuk i cenon. Por praktikisht, janë me qindra orë suplementare, të cilat janë të papaguara. Janë edhe dietat për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

 

Por Ministria e Brendshme tha se për këtë ishte paguar një fond prej 205 milionë lekësh…

Orët suplementare dhe dietat janë dy gjëra krejt të ndryshme me ndalesat e lejeve dhe kthimin e parave të shpërblimeve. Aktualisht, rreth 1800 punonjës policie që janë angazhuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në Tiranë, gjatë zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, megjithëse qeveria ka nxjerrë vendimin për shpërblimin e tyre, deri tani nuk i kanë marrë këto para. Ky shpërblim, në vendimin e qeverisë është caktuar në masën 25 mijë lekë të reja, për FNSH-të, dhe 20 mijë për strukturat e tjera të policisë. Ky shpërblim është caktuar e duhej të jepej, nga fondi i veçantë i buxhetit të policisë. Çuditërisht qeveria ka suprimuar edhe këtë vendim të saj, duke u përplasur me vendimin e fundit, ku kërkon kthimin e parave nga fondi i veçantë për shpërblim. Qeveria në një vendim e jep, në tjetrin e heq shpërblimin! Mbeti në utopi dhënia i këtij shpërblimi, pasi vetë policia e shtetit, nuk kishte fondin e nevojshëm për zbatimin e vendimit për shpërblimin e punonjësve. Mungesa e seriozitetit në dhënien apo jo të pagesave dhe shpërblimeve, ul besimin e punonjësve të policisë ndaj vetë shtetit, të cilit ata i shërbejnë. Nga njëra anë punonjësit të Policisë i kërkohet zbatimi me rigorizitet i ligjit, kurse nga ana e tij shteti tregon mungesë vullneti për shpërblimin e
tyre pavarësisht faturës financiare.

 

Pse u bllokuan shpërblimet e administratës

Detyrimi forcave të rendit për të kthyer pagat e marra për shkak të mos shfrytëzimit të lejes vjetore vjen në kuadër të vendimit të qeverisë për të shkurtuar shpenzimet për këtë vit. Vendimi ka të bëjë me mos financimin e investimeve që nuk janë prokuruar deri më 1 gusht apo heqjen e dietave për punonjësit e administratës publike. Krahas kësaj, vendimi parashikon edhe heqjen e
shpërblimeve për rezultate të mira në punë. Deri më tani, punonjësit që nuk bënin lejen vjetore mund të paguheshin me rrogë shtesë. Vendimi tjetër në këtë drejtim ka të bëjë me heqjen e pagesave për orët e punës shtesë dhe kompensimin e tyre me pushim. Kështu, të gjithë ata që bëjnë një orë shtesë pune gjatë ditëve normale të javës, do të bëjnë një orë e një çerek pushim një ditë tjetër. Nëse puna shtesë është kryer gjatë fundjavës apo festave, punonjësi përfiton një bonus prej 50 për qind. Më parë,
kjo bëhej me pagesë. Pra për çdo orë pune shtesë, punonjësve shpërblehej me një shtesë prej 25 për qind.

 

Dashamir Biçaku

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit