Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkurtimi i buxhetit, Presidenti dekretoi sot ndryshimet e miratuara

Publikuar me : 30.07.2010 Ne : Kuriozitete - 142 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Vetem pak dite pas miratimit ne Kuvend vetem me votat e mazhorances e ne kundershtim te plote te opozites, kreu i shtetit ka dekretuar ndryshimet ne buxhetin e vitit 2010.


Dekreti, i firmosur sot nga presidenti i vendit, Bamir Topi i hap rruge zbatimit te ndryshimeve ne ligjin nr. 10 190, date 26.11.2009 Per buxhetin e vitit 2010.


Sipas buxhetit te rishikuar, nje sere institucionesh pesojne shkurtime te konsiderueshme te buxhetit ne dispozicion.



Ulja e buxhetit eshte kontestuar hapur nga PS-ja, sipas te ciles ai do te sjelle varferi ne shtim, rritje e numrit te papunesise dhe frenim i biznesit.


Deputetja e PS-se, Rudina Seseri gjate nje deklarate per mediat ka akuzuar per kete nisme kreun e qeverise dhe ministrin e Piramidave.

Shkurtimi i shpenzimeve godet rende investimet publike dhe punesimin sepse eshte bere ne menyre joprofesionale, pa metoda optimizimi, gje qe do te jape efektin e kundert ne ekonomi- ka thene ajo, duke shtuar se qeveria asnjehere nuk ka ditur te beje dallim midis shpenzimit dhe investimit, duke vene shenjen e barazimit mes tyre.

Sipas Seserit, ndryshimet ne buxhet nuk zbusin krizen, por e thellojne ate sepse jane ndryshime qe nuk shoqerohen me politika qe lehtesojne biznesin, nuk favorizojne prodhimin, nuk nxisin punesimin, nuk mbeshtesin familjet e varfra te perballojne shtrenjtimin e jeteses.


Ky buxhet do te ngadalesoje me tej ekonomine dhe do te varferoje shqiptaret- ka theksuar ajo.



Miratohet buxheti, perplasje fizike mes deputeteve


UPDATE- Mazhoranca ka miratuar pa votat e opozites ndryshimet ne buxhetin e vitit 2010, nderkohe qe ne salle ka plasur tensioni.


Ne konflikt jane perfshire fillimisht deputetet Lefter Maliqi dhe Kadeli, nderkohe qe me pare deputeti Maliqi eshte konfrontuar me deputetin e PS-se, Erion Brace.


Pas konfliktit, seanca u nderpre per disa minuta dhe u finalizua me votimin nen per nen te ndryshimeve ne buxhetin e shtetit.

Deputetet e mazhorances votuan me 75 vota pro ndryshimet, nderkohe qe opozita u largua nga votimi. Shenohet ne kete menyre mbyllja e Kuvendit per kete sesion.


Berisha ka mbrojtur shkurtimet e bera, duke akuzuar opoziten per veprim kriminal kur thote genjeshtra per rritjen e pensioneve. Ne shkurtuam shpenzimet dhe 45 milione euro u perdoren per rritjen e rrogave dhe pensioneve te shqiptareve. Me gjeni cili vend ka bere kete rritje te rrogave dhe pensioneve sic ka ndodhur ne Shqiperi, tha Berisha, duke i sugjeruar opozites te hetoje per shifrat dhe mos te mashtroje.



Opozita kundershton shkurtimet ne buxhet, qe sipas saj nuk zgjidhin krizen, por vetem e thellojne ate. Ne seancen e miratimit te buxhetit ne Kuvend, deputetja e PS-se, Mimi Kodheli ka akuzuar qeverine per paaftesi ne menaxhimin e krizes, nderkohe qe kambanat e alarmit kishin rene me kohe. Ne replike te saj, ministri Bode ka akuzar PS-se per mashtrim dhe te paverteta me shifrat.

Nderkohe qe vendet te tjera moren masa, qeveria Berisha nuk ngurroi te priste shirita inaugurimi dhe beri shpenzime te shfrenuara elektorale- tha Kodheli, duke shtuar se qeveria eshte e paafte te mbledhe te ardhurat me 27 miliarde leke.


Sipas saj, zerat e te ardhurave jane ne mosrealizim per shkak te krizes dhe korrupsionit. Ajo ka theksuar se buxheti i ri nuk zgjidh krizen, por e con ate prane qytetareve.

Sipas Bodes, qeveria rriti ne menyre reale pagat dhe pensionet, nderkohe qe te ardhurat jane 27.2perqind e Prodhimit te Brendshem Bruto.




'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit