Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Sport - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vetëm një ditë pas dhunës në stadiumin e Laçit, ku drejtues dhe tifozë të klubit të Laçit dhunuan gjyqtarin ndërkombëtar Lorenc Jemini, Kryesia e Shoqatës së Arbitrave ka reaguar për ngjarjen.
“Dënojmë dhunën ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini”, thuhet ndër të tjera në reagim, ndërsa shprehën indinjatë të thellë, duke saktësuar se dhuna shkaktohet ndaj njerëzve të rëndësishëm.
Sipas Kryesisë, policia ndaj këtij veprimi ka mbajtur një qëndrim të mefshët, duke sjellë dhe pasoja të rënda për jetën e gjyqtarit.