Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shoqata islamike padit Ministrine e Financave

Publikuar me : 24.08.2011 Ne : Kronike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministria e Financave


TIRANË- Në kohën kur Departamenti i Shtetit Amerikan përgëzoi Shqipërinë për luftën kundër terrorizmit dhe veprimet e shtetit shqiptar në bllokimin e aseteve dhe llogarive bankare ndaj personave dhe organizatave të ndryshme si të lidhura me grupe terroriste, një nga shoqatat që e kishte emrin në listë ka paditur Ministrinë e Financave për lirimin e fondeve. Shoqata “Ringjallja e Trashëgimisë Islame”, dega në Shqipëri, ka dorëzuar padinë civile në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë me objekt: Heqjen e sekuestros mbi asetet e kësaj shoqate të bllokuara në Shqipëri, me dyshimin se është pjesë e organizatave që ka lidhje me Al-Kaeda. Kjo kërkesë padi, e regjistruar në fillim të muajt korrik pritet të gjykohet nga gjyqtarja e vetme Farije Budo.

Sipas kësaj kërkesë padie, shoqata “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” (Revivale of Islamic Heritage Society” e njohur edhe si (RHIS), ka paditur Ministrin e Financave duke kërkuar shfuqizimin/ndryshimin e aktit administrativë të vitit 2005. “Konstatimin e pavlefshëm të urdhrit nr.8 të datës 5 Mars 2005 të Ministrisë së Financave, për shkak se Shoqata “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” dega në Shqipëri, nuk rezulton e shpallur në listën e financuesve të terrorizmit. Gjithashtu, kërkohet nga Gjykata që të konstatojë si të pavlefshëm urdhrin e datës 25 Korrik të 2006 për sekuestrimin e pasurive të fondacionit “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” e njohur dhe si “Revivale of Islamic Heritage Society” (RHIS), pasi ky akt ka dalë mbi një urdhër absolutisht të pavlefshëm. Si dhe heqjen e sekuestros së vendosur bazuar në urdhrin e Ministrisë së Financave nr.8 të datës 5 Mars 2005, mbi pasuritë, llogaritë bankare dhe aktivitetin e shoqatës “Ringjallja e Trashëgimisë Islame”, dega në Shqipëri”,- thuhet ndër të tjera në objektin e kërkesë padisë së formuluar nga avokatët e fondacionit.

Asetet, pronat, llogaritë bankare dhe aktiviteti i kësaj shoqate së bashku me 12 fondacione apo kompani të tjera, të dyshuara për lidhje me organizata, të cilat ndodhen në listën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të identifikuara si financues të terrorizmit janë ngrirë apo bllokuar me urdhrin e Ministritë të Financave të asaj kohe Arben Malaj. Sipas raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH), bazuar nga të dhënat e qeverisë shqiptare, si pasojë e këtij urdhri në Shqipëri ndodhen të paktën 7.7 milionë dollarë amerikanë të bllokuara, të cilat kanë prejardhje nga shoqata që kanë financuar terrorizmin.

Sipas DASH-it, paratë i kanë pasur shoqatat e ndryshme të lidhura me grupe terroriste kryesisht me organizatat islamike. “Në total, deri në fund të vitit fiskal 2010, qeveria shqiptare kishte në administrim asete që kapin një vlerë prej US $ 6.848.893, dhe kishte konfiskuar pasuritë e vlerësuar në US $ 851.998”-thuhet ndër të tjera në raportin që DASH-i publikoi disa ditë më parë.

 

 

Urdhri i Financave që bllokoi fondacionin

Gjashtë vite më parë e gjithë bota kishte nisur “gjuetinë” e shoqatave islamike që financonin grupet terroriste. Me këtë pretekst janë sekuestruar dhe bllokuar dhjetëra llogari bankare të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave janë liruar gjatë këtyre viteve. Në Shqipëri ndodhen 13 shoqëri apo fondacione, pasuritë e të cilave janë bllokuar si të lidhura me terrorizmin. Bllokimi i tyre është bërë në vitin 2005 me urdhër të ministrit të Financave të asaj kohe, Arben Malaj.

“Të sekuestrohen menjëherë të gjitha pasuritë (llogaritë, investimet dhe asetet) mbajtur në emër, për llogari, prej, ose në përfitim të: Fondacionit “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” (“Revival Of Islamic Heritage Society”- RIHS). Të ndalohet menjëherë dhënia e shërbimeve financiare, fondeve, mjeteve financiare ose aseteve të tjera përmes Shqipërisë, për fondacionin e lartpërmendur. Të sekuestrohen të gjitha llogaritë bankare të identifikuara deri aktualisht, në emër të, prej, për llogari të, ose në përfitim të fondacionit të lartpërmendur”,- thuhet në urdhrin e Ministrisë së Financave. Në këtë urdhër përmenden llogari në katër banka të nivelit të dytë në vend.

Sipas urdhrit ende në fuqi, duhet të sekuestrohet menjëherë çdo lloj pasurie, e luajtshme ose e paluajtshme, zotërimi i tyre, mbajtur në emër, prej, për llogari, ose në përfitim të fondacionit të lartpërmendur, të pasurive të tjera ekzistuese pavarësisht nga pronësia aktuale, në rast se subjekti, ndonjëri nga emrat e identifikuar kanë qenë pronar i tyre nga data e shpalljes në listën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Të kryhet sekuestrimi ose bllokimi i llogarive, investimeve, shoqërive tregtare a personave juridikë të tjerë dhe pasurive të tjera ekzistuese, pavarësisht nga pronësia aktuale në rast se subjekti, nën ndonjërin nga emrat e identifikuar, ka qenë pronari i tyre, duke filluar nga data 11 janar 2002 e shpalljes në listë të Kombeve të Bashkuara. Kur llogaritë, investimet ose pasuritë e tjera janë shitur, ndërsa kanë qenë të ngrira, të bllokuara ose të sekuestruara, ky urdhër shtrihet mbi të ardhurat e krijuara nga shpërbërjet, shitjet ose zotërimet e llogarive, investimeve ose pasurive të vendosura nën kontrollin e institucioneve të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi.

 

Bllokimi

“Të gjithë personat, që kanë detyrime kontraktuale të lidhura përpara datës së këtij urdhri me Fondacionin (Shoqata) “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” (“Revival Of Islamic Heritage Society” – RIHS), depozitojnë në llogarinë e çelur pranë Bankës së Shqipërisë nga Ministria e Financave”,- thuhet në urdhër.

 

Ndalohet ndihma

Urdhri i Financave parashikon: Të ndalohet dhënia e shërbimeve financiare, mjeteve financiare ose pasurive të tjera subjekteve ose ndonjë personi fizik ose juridik të dyshuar se financon ose ndihmon subjektin e lartpërmendur. Nëse vëreni, konstatoni një mbështetje ose ndihmë të kësaj natyre, duhet të përgatisni dhe të dorëzoni një raport të aktivitetit të dyshimtë te drejtori i Autoritetit Përgjegjës për Parandalimin e Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave.

 

Monitorimi i llogarive

Të plotësohet raporti i aktivitetit të dyshimtë (RAD) për transaksionet që transferojnë pronësinë e llogarive, investimeve ose të pasurive të tjera të mbajtura nga subjektet duke filluar nga data 11 janar 2002 e shpalljes në listë të Kombeve të Bashkuara, si dhe për ato të cilat nuk është kryer ngrirja ose bllokimi nga institucioni juaj financiar. RAD dërgohet te drejtori i Autoritetit Përgjegjës për Parandalimin e Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga data e hyrjes në fuqi të këtij urdhri.

 

13

Sipas materialeve të qeverisë shqiptare dhe raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, në Shqipëri janë ngrirë asetet e 13 fondacioneve dhe kompanive të dyshuara për lidhje me organizata, të cilat ndodhen në listën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të identifikuara si financues të terrorizmit

 

6.848.893

Dollarë amerikanë është vlera e pronave të ndërtuara në Shqipëri nga organizatat të dyshuara si terroriste. Këto prona janë në administrim të shtetit shqiptar ndërsa disa prona të tjera janë konfiskuar përfundimisht. Vlera e tyre është 851.998 dollarë.

 

SHBA: Konfiskoni pasuritë

Pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka rekomanduar Shqipërinë që për një luftë më efikase ndaj terrorizmit duhen ndryshime në Kodin Penal. Rekomandimet janë fokusuar në pjesën që lidhet me pastrimin e parave dhe konfiskimin e pasurive të personave apo organizatave të mbështetura nga organizatat terroriste. “Propozojmë miratimin e një ligji për konfiskimin aseteve, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Drafti është bërë gati dhe është në pritje të miratimit nga Parlamenti që nga nëntori i vitit 2010. Ndryshimet në ligj janë të bazuara në Task Force e Veprimit Financiar dhe Komitetit të Ekspertëve të Vlerësimit të Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të rekomandimeve terrorizmit, si dhe disa konventa të OKB-së të ratifikuara nga Shqipëria”, thuhet në raport.

 

Flamur Vezaj

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit