Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shpata e Zogut shitet ne Londer

Publikuar me : 28.07.2008 Ne : Kulture - 762 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pak dite me pare, ne nje ankand te zhvilluar ne Londer, u shit per 10800 paund shpata qe Mbreti Zog mbante ne ceremonine e marteses. Shpata e punuar ne ar daton 27 prill 1938

 

Per rreth 14 mije euro, nje koleksionist anglez zoteron prej pak ditesh shpaten ceremoniale te Mbretit Zog. Nje shpate historike qe i perket monarkut shqiptar, ishte nje nga artikujt e rralle qe u shit ne nje ankand per arme dhe parzmore, qe u zhvillua disa dite me parenga *Bonhams* ne Knightsbridge ne Londer. Nuk dihet mire rrugetimi qe ka bere ky objekt, vecse ankand pas ankandi ai ka perfunduar ne nje nga agjencite me te medha te shitjeve, bashke me nje numer te madh armesh te ardhura nga e gjithe bota dhe tanime i perket nje koleksionisti anonim. Arma e mbretit Zog, nje shpate e rralle oficeresh me doreze te arte e mbajtur gjate festimeve te marteses se tij, nje prodhim italian ari 18 carat, e kaperceu vleren fillestare te shitjes (4 mije paund), duke arritur ne 10,800 paund te ofruara nga nje bleres anonim. Ne doreze shenohet data 5 prill 1938. Doreza e punuar e gjitha ne ar, eshte nje veper e vertete artistike.

Ne qender te saj ndodhet stema shqiptare, perkrenarja e Skenderbeut, nje flamur qe shpaloset ne te dyja anet dhe ne mes nje shqiponje me dy krere, ne zemer te se ciles eshte gdhendur Z I (Zogu I). Stema rrethohet nga nje shumesi gjethesh. Tehu i shpates, 85 cm e gjate, eshte gjithashtu i zbukuruar me motive floreale, por ajo qe te bie ne sy jane mbishkrimet e gdhendura ne shqip ne te dyja anet. Nga njera ane shkruhet me germa te arta *Besnike Deri Ne Deke Prisit Te Vet Te Mathi*, ndersa nga ana tjeter *Oficeret Shqiptare 27 prill 1938*.

Sigurisht behet fjale per nje objekt ceremonial, qe shoqeronte veshjen e mbretit gjate ceremonise madheshtore te martese se tij. Dasma e Mbretit Zog u zhvillua ne 27 prill te vitit 1938 (dhe mbishkrimi mbi tehun e shpates perkon me kete date). Ishte 43 vjec kur u martua me konteshen hungareze Geraldine Appony, vajza e madhe e Kontit Gyula Appony nga Nagi-Appony dhe te konteshes Gledis Stjuart, nje amerikane me prejardhje skoceze dhe irlandeze, per te mbreteruar perkrah tij ne shtetin me te panjohur te Europes. Dhjetera te ftuar speciale kishin ardhur te nderonin mbretin e Shqiperise, mes te cileve perfaqesues nga Dinastia Mbreterore Italiane e Savojes, Duka i Bergamos, ambasadoret e Belgjikes, Rusise, Japonise dhe Iranit, te cilet sollen me vete dhe dhurata te shumta. Festimet e marteses se mbretit Zog zgjaten disa dite.

Perpos te ftuarve te nderuar nga vende te ndryshme te Evropes, u shtruan disa darka ne hotelet me te mira te kohes per gazetaret, arsimtaret, etj. Festimet me te medha i perjetuan qyteti i Tiranes dhe i Durresit, ku mbreti shkoi per vizite nje dite pas marteses se tij. Sipas fotove te kohes, sheshi para Bashkise se vjeter te Tiranes, ku sot ndodhet Muzeu Historik Kombetar, ishte mbushur me njerez te veshur mire, qe festonin martesen e mbretit. Po keshtu ne Durres, teksa mbreti Zog dhe mbreteresha Geraldine udhetonin me nje makine te hapur, populli priste duke duartrokitur e sigurisht kurioze per te pare mbretereshen e re te shqiptareve. Ahmet Zogu u kurorezua mbret ne shtator te vitit 1928 dhe mbreteroi deri ne 7 prill te vitit 1939, dite ne te cilen Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste.

Nje tjeter objekt me vlere qe u shit ne ankandin e pak diteve me pare ishte edhe nje kapele e periudhes se Revolucionit Francez, pra te fundit te shek. XVIII. Ajo gjithashtu e tejkaloi cmimin nga 3 mije paundesh, duke u shitur 10,320. Bleresi anonim anglez duhet te perballonte nje duel te vertete per te siguruar kete pjese te rralle dhe te mrekullueshme historie. Kjo kapele ka nje interes te vecante, pasi shoqerohej me nje shenim te vjeter me shkrim dore, qe tregon se kapela eshte mbajtur nga Mr. McGibbon ne arrati nga revolucioni francez. *Kapelja e lirise me te cilen Mr. McGibbon la Parisin ne revolucion*. Ky objekt i rralle i mbijetuar ngjan me nje kapele policie. Megjithate ne kete rast mendohet qe ajo ti kete perkitur nje anetari te ushtrise se revolucionit, qe ishte nje grupim politik, ndryshe nga ushtria e rregullt, i ngarkuar te zbatoje dekretet e Konventes. Prania e nje spirance sugjeron qe kapela mund te jete mbajtur nga nje marinar.

Ne ankandin e pak diteve me pare, u shit nje numer i madh armesh historike, kryesisht arme zjarri, por duket se shume pak ishin ato qe arrinin lartesine e armes se ardhur nga Shqiperia. Dhe ne te vertete, shpata e Mbretit Zog, ishte nje nga objektet e shitura me shtrenjte ne ankand. Sipas specialisteve te fushes, blerja e armatimeve te vjetra eshte tashme ne mode. *Bonhams* u themelua ne 1793 dhe eshte nje nga ndermarrjet e ankandeve me te vjetra ne bote per veprat e artit dhe objektet antike. Kompania aktuale u krijua ne nentor te vitit 2001 nga bashkimi iBonhams & Brooks, Phillips Son dhe Neale UK. SotBonhams organizon me shume ankande se te gjitha rivalet e saj. Ankandet zhvillohen qe ngaSan Francisco, Los Angeles, New York dhe Boston ne SHBA, Zvicer, France, Monako, Australi, Hong Kong dhe Dubai. Bonhams ka nje rrjet boteror zyrash ne 25 vende.

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit