|
Shpejtesia, aksidentohet fotografi dhe zedhenesja e Kryeministrise
Publikuar me : 01.05.2011 Ne :
Kronike - 151 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
SARANDE - Nje makine e eskortes se Kryeministrit te vendit u aksidentua dje vetem 30 minuta pas takimit elektoral te zhvilluar ne qytetin e Sarandes, ku kreu i qeverise prezantoi kandidatin demokrat dhe kryetarin aktual te bashkise, Edmond Gjoka.
Si pasoje e aksidentit u plagosen shoferi i mjetit, si dhe fotografi i kryeministrise, te cilet perfunduan te dy ne spitalin e Sarandes. Ne makine mesohet se ishte edhe zedhenesja e kryeminsitrise, Erla Mehilli, e cila, sipas mjekeve, ka pasur vetem tronditje psikike per shkak te perplasjes, por jo lendime. Per fatin e pasagjereve, automjeti ka qene i pajisur me jasteke ajri, te cilet jane hapur ne momentin e perplasjes, cka ka cuar edhe ne mosdemtimin e tyre.
Burime nga policia bene te ditur se automjeti tip Nissan i eskortes se kryeministrit goditi nga pas nje tjeter automjet. Shkak per aksidentin mesohet se ishte shpejtesia e madhe e levizjes se automjetit te eskortes, si dhe koha me lageshti per shkak te reshjeve te rena ne jug te vendit.
Mesohet se aksidentit ndodhet rreth 15 kilometra larg qytetit te Sarandes, ne rrugen e bregdetit, ne dalje te fshatit Shen Vasil. Drejtuesi i automjetit Alfred Naci, 42 vjec, nuk ka mundur te frenoje dot ne kthese ne momentin qe ka pasur nje makine perpara e si rrjedhoje e ka goditur ate nga pas. Ne makinen e eskortes ndodhej edhe fotografi i kryeministrise, 60-vjecari Meksi Xhufka.
Menjehere pas aksidentit, te dy te lenduarit jane derguar me autoambulance drejt qytetit te Sarandes ne spitalin e tij, ku edhe kane marrre ndihmen e pare mjekesore. Ne Sarande eshte kthyer edhe kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij, te cilet kane vizituar te semuret. Me pas i pranishem ka qene edhe kryebashkiaku Edmond Gjoka.
Mjeku Niko Kuri, drejtor i Spitalit te Sarandes, u shpreh se te lenduarit ndodhen jashte rrezikut per jeten dhe u nisen drejt Tiranes.
Pavaresisht plageve te marra ne aksident, meraku i fotografit duket se ka qene vetem aparati i tij dhe 180 fotot e bera ne Sarande gjate takimit elektoral te kryeministrit te vendit.
Nga policia, deri ne oret e vona te mbremjes nuk u be e ditur nese kunder shoferit te automjetit te eskortes ishte ngritur ndonje akuze per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 67 here.
http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE
Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri
Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|