Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Kronike - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Bulqiza bëjnë të ditur për “Shekullin” se në orët e para të ditës së sotme nëntë minatorë janë plagosur ndërsa 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të gazit në një nga puset e minierës të Bulqizës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në pusin numër 2 të minierës dhe për pasojë janë plagosur 9 minatorë ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i minatorëve të cilët ishin duke punuar në galeri.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Bulqizës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit në minierë ndërkohë që burimet bëjnë të ditur se gazi ishte metan.
Pritet që të zbardhen shkaqet e ngjarjes.