Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Një i vdekur e tetë të plagosur është bilanci tragjik i rrënimit të minierës së Bulqizës. Ajo që parashikohej nga 700 punëtorët e kësaj miniere duket se ka ndodhur tragjikisht ditën e djeshme ku për shumë se një orë i gjithë qyteti është tronditur nga shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në orën 9 të mëngjesit. Për më shumë se një orë, gjithkush ka menduar se bilacin i viktimave si pasojë e shpërthimit të hidrogjenit do të ishtë shumë më i frikshëm. Kjo për shkak se të gjithë punëtorët ndodheshin nën galeri e se puna ishte urdhëruar të fillonte dje në të gjitha fronte e minierës. Nga ajo sa dëshmojnë për gazetën “Shekulli”, punëtorët e minjerëz ferri ka hapur dyert në thellësitë e galerisë. Flaka që ka përfshirë pothuajse të gjithë galerinë në nivelin e 17-të, ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka përplasur mureve të galerisë të gjithë brigadën që kryente punimet në këtë sektor.
Ngjarja
Pas katër ditë ndërprerjes, minatorët urdhërohen ditën e djeshme që të rinisin punimet në nivelin e 17 të galerisë së minjerëz Bulqizëz. Edhe pse aparaturat e matjes së nivelit të hidrogjenit në galeri tregonin shumë herë më lart se normat e lejuara, sërisht brigata prej 11 punëtorësh nuk është lejuar që të dalë në sipërfaqe. “Kishim ditë që nuk po punonim për shak të normave të larta të gazit po cuditerisht dje që në mëngjes u urdhëruar që të shkojmë në këtë nivel të minjerës për të vijuar me hapjen e fronteve të reja të punës. Nuk di se kush kishte urdhëruar por gazëmatësi na tha se për shak të nivelit të lartë të përqëndrimit të gazit ishte e pamundur të punonim. Në po prisnim pasi dy puntorë të jarimit filluan të merreshin me rrjetin, pastaj me njëherë pati shërthim”, të thotë Luan Lila.
Forca e shpërthimit ka përplasur nëpër muret e galerisë të gjithë minatorët ndërsa flakët kanë përcëlluar trupat e tyre. Fraktura në kokë dhe djegje në masën mbi 50 përqind janë plagët që kanë marrë të tetë minatorët e akisdentuar. Ndërkohë që fraktura më të rënda ka pësuar, Naim Shyti, çka I kanë shkaktuar vdekjen e menjehershme. I mbijetuari I kësaj tregjedie, Lila, rrëfen se prej 27 vjetësh që ai punon në këtë minjerë nuk ka ndodhur më parë që puna të fillonte qoftë me nivelin 1 të përqëndrimit të gazit. Ndërsa dje me nivelin 2 të përqëndrimit të gazit minatorët janë urdhëruar të vijojnë punën. E ndërsa punëtorët i janë bindur urdhërave, si pasojë e të cilit sot një minator ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur, specialistët e nëntokës thonë se ngjarja nuk do të kishte ndodhur në rast se përgjatë 20 viteve që minjera nuk do të ishte vetëm shfytëzuar.
Megjithëse punëtorët për afro dy muaj ndërmorën protesta dhe nisën një greve urie për përmiresimin e kushteve të punës dhe kryerjen e investimave nga kompania ACR që ka marrë me konçesion minjerën, nga ajo sa thonë asnjë investim nuk është kryer ende. E vetmja ndërhyrje që është kryer përgjatë kësaj kohe është hapja e tre birave me sondë në thellësitë e minjerës deri në nivelin e 21. Sipas specialistëve, të cilët për shak se humbasin vendin e punës nuk pranojnë të identifikohen, këto shpime kanë qenë shaktare të përhapjes në nivele të larta të gazit nëpër galeritë e minjerëz. “Birat me sonda duhet të ishin hapur në mënyrë graduale jo direkt deri në nivelin e 21 pasi kjo është bërë shak që prej disa ditësh të kishim çlirim të gazit në nivele të lartë. Po kështu minjera ka nevojë për një system ajrimi krejtësisht të ri në të cilin nuk është vënë dorë prej 20 vjetësh”-thonë inxhinjerët e minjerës.

Pikërisht ndërhyrja në sistemin e ajrimit nga dy punëtorët e këtij sektori duket se është bërë shkak i shpërthimit të gazit në minierë gjatë orëve të para të ditës së djeshme. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie thonë se ngjarja ka ndodhur në orën 9 të mëngjesit ndërkohë që ekipi i shpëtimit kanë mbërritur në thellësi rreth një orë më vonëse. Nxjerrja nga nëntoka e tetë të plagosurve është kryer nga minatorët e tjetër në mjete rrethanore. Trupat e tyre janë ngjitur në sipërfaqe me vagona të kromit. Nga ajo sa rrëfejnë të mbijetuarit e kësaj tragjedie por edhe ish grevistët, më shumë se sa një aksident, ngjarja e ndodhur ishte një tragjedi e paralajmëruar kur deri më tani asnjë prej autoriteteve shtetërore nuk kanë vënë dorë për ta parandaluar.
Kujtim Lame: Gazmatësi na tha se nuk duhet të punonim edhe të martën
Për mrekulli është gjallë. Pas shpërthimit dhe flakës që i ka përngjarë me ferrin është përmëndur në spitalin e Bulqizës. Kujtim Lame, 47 vjeçari thotë se dita e djeshme ka qënë ajo më e vështrira dhe e rënda e jetës së tij prej 28 vjetësh minator. Në një interviste për “Shekullin”, babai i tre fëmijëve tregon se si urdhëruan të fillonin punën në minjërë dhe pse niveli i përqëndrimit të gazit ishte shumë i lartë.
Z. Kujtim a mund të më thoni se si filloi puna mëngjesin e së martës?
Në prej 4 ditësh kishim pezulluar punimet në nivelin e 17 të galerisë. Kjo për shak të përqëndrimit të lartë të nivelit të gazit në galeri. Por dje në mëngjes nga lartë ishte rudhëruar që të shkonim dhe të rifillonim punën. Fillimisht në hyrje të galesië ka hyrë gazmatësi Bastri Toska për të manur nivelin e përqëndrimit të gazit i cili rezultoi mi 2 përqind. Bastriu na tha se nuk mund të punohej dhe ne jemi ulur në pritje të udhëzimeve nga lartë. Më pas në hyrje të galerisë klu ne do të bënim thellimet kanë hyrë dy punëtorët e ajrimit të të cilët u urdhëruarn që të merreshin me sistemin e ajrimit të galerisë. Në momentet që ato po punonin në tubat e jarimit është dëgjuar fillimisht në shpërthim i fuqishëm forca e të cilët na ka përplasur nëpër galeri pothuajse 200 metra larg vendit ku ne po qëndronim të ulur. Mbajm mend që ka parë një flakë të madhe më më pas kam humbur ndjenjat. Jam përmëndur në spital. Nuk di se kush ka shpëtuar apo është gjallë. Ka qenë fat që një pjesë e mirë e jona nuk ishim në hurje të galerisë por ca më tutje sepse nuk besoj se do të ishim gjallë sot.
Z. Kujtim po kush urdhëroi për fillimin e punës në minjerë?
Sigurisht urdhrat vijnë nga lartë, nga shefi i sigurisë së minjerëz dhe drejtori. Por saktësisht unë nuk di kush urdhëroi rifillimin e punës pas katër ditëtësh ndërpreje në këtë nivel të galerisë ku përqëndrimi i gazit ishte teje normalve të lejuara. Është fat që pas disa orësh mësova që nga ky shpërthim ka patur vetëm në të vdekur. Është mrekulli që jemi gjallë.
Skllevërit e arit të zi, aty ku vdekja është kapak floriri
Dyert e mortit janë hapur në familjen Shyti. E gjithë Bulqiza është mbledhur aty për të ndarë mjerimin dhe dhimbjen e përbashkët. Gratë kanë rrethuar trupin e pajetë të Naimit fytyrën e së cilit as ditën e fundit që qëndron mbi tokë nuk mund t’ia shohin. Një shami e bardhë i mbulon shpërfytyrimin, por gjithsecila prej tyre se çvdekje vjen nga nëntoka. Ndaj vaji që kanë nisur gratë bën që dhe gruri të dridhet. Qajnë për fatin e zi të Naimit që kurrë nuk pa një ditë të bardhë. Nëntoka ishte buka dhe jeta e tij. Nëntoka dhe vdekja e shpërfytyruar nga ferri është friga më e madhe e këtyre grave që dje rrethuan më ofshamë dhe vaj trupin e pajetë të Naim Shytit. Gjithësecila prej tyre i tmerrohet fatit të zi që vjen nga nëntoka. Por dje vdekja është ulur këmbëkryq në shtëpinë e Naim Shytit. 36 vjeçari ishte burrë i vetëm i shtëpisë që i kishte vënë shpatullat nën trarët e rënuar të galerisë në thellësitë e së cilës gjeti vdekjen. Për afro 10 vjetë nën tunelet e kromit ka siguruar bukën e përditshme. Ndërsa shtëpia e tij, aty ku dje vajtoi e gjithë qyteza, thuajse është e rrënuar. Nëpër lagjet të pa asfaltuar të qytetit, në një shtëpi përdhese ku suy nuk të sheh asnjë oriendi për të qenë jeton familja Shyti. Madje edhe trupi i tij, aty ky po i jepet lamtumira e fundit është shtrirë përdhe e gratë ia nisin vajin jo më shumë për vdekjen se sa për fatin e zi të familjes. Në shtëpinë e Naimit nuk ka më krahë pune. Djali i tij më i madh, Fatmiri është vetëm 13 vjeç ndërsa familja prej 6 anëtarësh siguronte mbijetesën nga puna e rëndë e Naimit në minjierë. E tash që ai mbylli sytë nuk ka lënë pas veç mjerim. Mjerim që përveç dhimbjes nënës së tij, Zilies, i ngjallë revoltën saqë të ngre gishtin se kush i vrau të birin. “Të vrau minjiera o birooo, të vranë bosët e kromit o birooo, më mbylle shtëpinë o birooo”- janë fjalët e vajit që Zilie Shyti përsërit në vajë mbi kokën e të birit që as fytyrën nuk ka mundur t’ia shohë për herë të fundit.
Baki Bajraktari: Minatorët u urdhëruarn të punonin dhe pse përqendrimi i nivelit të gazit ishte shumë mbi normat e lejuara
Ajo që kishte paralajmëruar për më shumë se një muaj, gjatë ditëve të organizimit të grevës së urisë në thellësitë e minjerës, ndodhi pikërisht dje. Mungesa e investimeve dhe kushtet minimale të sigurisë në minjerën e Bulqizës kanë rezultuar fatale, të paktën deri më tani për një minator, ndërsa tre të tjerë edne luftojnë me vdekjen. Parashikimi fatkeq, i Baki Bajraktarit vërtetuar kobshëm ditën e djeshme. Për më shumë se një orë, askush nuk ka mundur të parashikojë numrin e saktë të viktimave ndërkohë që punëtorët janë urdhëruar të nisun punën pas disa ditësh ndërprerje punësh në minjerën e Bulqizës. Në një intervistë për “Shekullin”, ish kryetari i grevës së urisë tregon se si u ka ofruar kolegëve të tij ndihmën e parë ndërkohë që grupi i shpëtimit ka mbërritur në thellësit e minjerëz një orë me vonës, madje të papasur qoftë edhe me mjetet më elementare të dhënies së ndihmës së shpejt.
Z. Baki ju ndodheshit nën minjerë kur ka ndodhur shpërthimi?
Po. Unë sëbashku me brigadën time, atë të prodhimit, ndodheshim rreth 500 metra nga galeria kur ndodhi shpërthimi. Sapo dëgjuam shërthimin e tërë brigada është ofruar ndërkohë që unë kam shkuar tek çentrali i brëndshëm dhe kam kërkuar ndihmën e ekipit të shpëtimit. Megjithëse nuk e dija sa viktima kishte, e besoja se hataja ndodhi. Shërthimi ishte aq i fuqishëm sa u tronditë e tërë miniera.
Sa ishte ora kur ndodhi shpërthimi?
Në orën 9 e 5 minuta unë kam lajmëruar në çendtral ndërkohë që ekipi i shpëtimit ka mberritur në galeri një orë me vonës. Erdhe kur erdhën nuk kishn as bombola oksigjeni dhe as mjetet më elemtare të dhënies së ndihmës së parë. Thjeshtë zbritën në minjerë dhe kaq ndërkohë që ne shokët tani i kishim nxjerrë në sipërfaqe.
Çfarë patë ku shkuat?
Së pari askush nuk dinte se kush kishte shpëtuar dhe ishte gjallë. Pothuajse të gjithë ishin pa ndjenja ndërkohë që për shak të flakës dhe ajeir të rëndë ishte e pa mundur të shkoje në nivelin 17 aty ku prej disa ditësh po punonte kjo brigate. Pothuajse shokët i gjetëm krejtësisht të mbuluar me gjak dhe pjesën më të madhe të tyre pa ndjenja. Sigurisht që më rëndë ishin punëtorët e ajrimit dhe ato që ndodheshin më afër grykes së galerisë. Duke qenë se punëtorët ndodheshin dy nivele larg ashensorit të minjerës jemi detyruar ti trasportojmë me vagonat e kromit pasi në minjierë nuk ndodheshin qoftë dhe barrela hekuri për raste emergjencash. Të gjithë kishin plagë në trup për shak të përplasjeve që pësuan nga forca e madhe e shpërthimit të gazit. Ndërkohë që shumë më vonë kami mësuar për vdekjen e Naimit. Fillimisht menduam se numri i të vdekurve ishte më i lartë, pasi në atë kasapanë dhe tmerr që përfshiu të gjithë minjerën të gjithë ishin të tronditur.
Z. Baki ju keni qënë kryetari i një greve urie të minatorëve të Bulqizë, ku për afro dy muajsh protestë keni kërkuar edhe përmiresimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë në minierë. Mos ndoshta shpërthimi ka ardhur si rezultat i kësaj gjendje të rënduar të minjerës?
Gjatë protestës sonë për afro dy muaj unë dhe shokët e mi ke thënë për gjendjen e mjeruar të kushteve teknike në të cilat ne punojmë çdo ditë. Sigurisht që shpërthimi është si rezultat i kësaj situatë që është, por më e rëndësishmja është të hetohet dhe të zbulohet se përse u urdhëruar që gjatë ditës së martë të punohet në këtë nivel të galerisë. Për afro treditë në nivelin e 17 ishte ndërprerë puna për shak të vinelit të lartë të përqëndrimit të gazit në gali. Normat e lejuara janë 0.5 ndërsa dje para shërthimi niveli i përqëndrimit të gazit ishte 2. Në bazë të rregullores punëtorët duhet të ishin larguar urgjentisht nga galeria ndërkohë që ata janë udhëruar që të riparojnë sistemin e ajrimit. Kjo dhe ka shaktuar shpërthimin.
Ku urdhëron për kryerjen e punimeve në kushte të tilla?
Sigurisht që ka një hierarki dhe në punën tonë dhe puna në minjerë nis me urdhrin e Drejtorit të Minjerëz që është Medat Zogu. Ku ka urdhëruar nisjen e punës ditën e martë në nivelin e 17 të galerisë. Madje në mëngjes Agim Përloka, zjarmëtari i galerisë, është paisur me sasi të konsiderueshme tritoli pasi ishte parashikuar edhe shërthime në thellësitë e galerisë. Mëgjithëse gazmatësi ka dhënë që nuk duhet të punohej në galeri, dy punonjësit e ajrimit Naim Shyti dhe Zaim Përleka janë urdhëruar që të sistemojnë plasmasët e ajrimit. Sapo ata kanë nisur punën ka ndodhur shërthimi. Naimi është i ndërsa Zaimin e gam nxjerrë nga galeria të mbuluar në gjak.
Z. Baki pas dy muajsh që ju ndërpretë punën duke protestuar për shkushte më të mira punë, a ka nisur nga investimet kompania ACR, ashtu edhe sic ka pranuar në një marveshje me sindikalistët?
Po të kishte investuar nuk do të ndodhte kjo tragjedi. Përkundrazi, kompania ka nisur të hakmerret edhe me grevistët duke i vendosur në sektorë të të rëndë të punës në minjerë. Por pas ngjarjes së ndodhur sigurisht që edhe sindikata e minatorëve do të ndryshojë qëndrimin e saj, dhe unë nuk e di nëse punëtorët do të jenë në gjendje të futen më në galeritë ku jeta e gjithsecilit prej nësh është në fije të perit.