Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Kronike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Një i moshuar që jetonte i vetëm në një banesë në qytetin e Shkodrës ka marra plagë në fytyrë dhe gjymtyrë si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e së hënës.
Qazim Avdiu, 73 vjeç, ka marrë këto dëmtime nga shpërthimi i një bombole gazi 5 litërshe. I moshuari ka qenë duke përgatitur kafen e mëngjesit, kur bombola ka marrë flake duke përfshirë brenda pak minutave dhomën ku ai jetonte.
Banesa e të dëmtuarit ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen “Manush Alimani” të Shkodrës. Fqinjët e kanë ndihmuar 73-vjeçarin të dalë nga banesa dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ardhja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen brenda pak minutave të flakëve.
Megjithatë zjarri ka shkrumbuar disa orendi që ndodheshin në njërën dhomë të banesës ndërkohë i dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës. /A.Dushi/