Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shqiperi- BE, mbyllet takimi, miratohet rezoluta e perbashket

Publikuar me : 09.12.2011 Ne : Politike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

(I përditësuar)-  Është mbyllur me miratimin e rezolutës së përbashkët takimi Shqipëri- BE. Për rezolutën kanë rënë dakord dhe opozita me mazhorancën. Thelbi i rezolutës, së nënshkruar me konsensus të plotë mes palëve, është bashkëpunim mes forcave politike me një qëllim të përbashkët për integrimin e vendit në BE.

Eurodeputetët përshëndetën konsensusin politik mes partive politike shqiptare dhe theksuan domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reformave për të mos humbur trenin e radhës për në BE. Sipas eurodeputetëve, konsensusi mes palëve është një sinjal i mirë për vendin. Në mbyllje të takimit është diskutuar se takimi i radhës do të jetë pas gjashtë muajsh, në Bruksel.

 

 

 

Viktor Boshtinaru


Boshtinaru: S` është faji ynë kur ju akuzoni Presidentin e vendit për grusht shteti

Eurodeputeti rumun Viktor Boshtinaru gjatë fjalës së tij në takimin me politikanët shqiptarë u është përgjigjur akuzave që i janë bërë më parë për pengim të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Boshtinaro theksoi se eurodeputetët që janë të angazhuar në procesin e integrimit janë miq të shqiptarëve dhe kanë punuar vetëm për të lehtësuar reformat dhe dialogun politik.

“Jam një mik i sinqertë i popullit shqiptar. Të gjithë ne kemi punuar për integrimin e vendit tuaj. Vendi dhe besueshmëria e institucioneve vihet në rrezik kur akuzohen Presidenti dhe Prokurorja e Përgjithshme se kanë marrë pjesë në grusht shteti”, tha Boshtinaru duke ju referuar deklaratave që janë bërë pas ngjarjeve të 21 janarit të këtij viti.

Ai ka vënë theksin në një sërë reformash që duhen bërë në vend. Boshtinaru u shpreh se Bashkimi Evropian pritet të marrë vendime të rëndësishme dhe klasa politike duhet të tregojë se e do integrimin e vendit.

*********

Tanja Fajon


Fajon: Kriza e brendshme në Shqipëri, se pengon BE-në të shikoj progresin

Gjatë takimit të sotëm eurodeputetja Tanja Fajon deklaroi se problemet e brendshme nuk do ta pengojnë BE-në të njohë progresin e Shqipërisë. Fajon theksoi se vendi ynë ka bërë progres në hapat drejt BE-së duke shtuar se shpreson që sot liderët në Bruksel pavarësisht krizës të dërgojnë mesazhe të mira për Shqipërinë.

“Jemi duke diskutuar çdo ditë mekanizmin e ri, të propozuar nga PE për pezullimin e përkohshëm të vizave. Shumë gjëra janë në rrezik, si marrëveshja Shengen dhe mbështetja për regjimin e vizave në vendet e treta. Situata është kritike që kërkon angazhim nga ana jonë, gjithashtu nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos pengohen të udhëtojnë në BE. Zgjerimi po bëhet i ndërlikuar” deklaroi Fajon.

Eurodeputetja theksoi se liria e medias është një nga çështjet kryesore që politika duhet të shikojë pasi sipas saj ajo është shtylla kryesore që monitoron punën e institucioneve.

 

 

 

Leskaj: PS po bashkëpunon, reforma zgjedhore mbetet nga kushtet kryesore

Valentina Leskaj


Opozita është e gatshme të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrimet e saj në mënyrë që vendi të integrohet në BE. Kështu është shprehur deputetja e PS-së Valentina Leskaj në takimin e katërt ndërkombëtar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Ne kemi kemi qënë dhe do të jemi gjithnjë të gatshëm të mbështesim procesin e integrimit të vendit. Raporti i KE-së dhe 12 kriteret e kërkuar mbeten dokumente të rëndësishme. Nisur nga kjo ne propozuam paktin me 10 pika. E rëndësishme është që nga 12 prioritet e KE, 4 që lidhen me opozitën janë adresuar”, theksoi Leksaj.

Sipas saj opozita ka luajtur një rol nxitës dhe inkurajues si për reformën zgjedhore, ashtu dhe për Avokatin e Popullit dhe reformën parlamentare.

“Opozita ka dhënë votat e saj për miratimin e 4 ligjeve që kërkonin 3/5 e votave. Kemi kërkuar një proces serioz për përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare në reformën zgjedhore. Problemi me këtë reformë është me kohën, sepse ajo duhet të jetë në kohë për zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Leskaj.

Leskaj u shpreh se problem i madh në Shqipëri mbetet edhe moszbatimi i ligjit dhe korrupsioni, për të cilin vendi ynë zbriti 8 vende në raportin e Transparency International ndërsa shtoi se për këto probleme duhet punuar fort.

**********

Eduard Kukan


Kukan: Shqipëria duhet të kapë trenin e radhës për në BE 

Progresi në bashkëpunimin mes palëve politike në vend është domosdoshmëri për të arritur trenin për në BE. Kështu është shprehur kreu i delegacionit të Parlamentit Europian gjatë takimit të katërt ndërparlamentar për Stabilizim Asocimin mes Shqipërisë dhe BE.

“Është e nevojshme për Shqipërinë që të kapë trenin tjetër që shkon për në BE. Takimi i sotëm duhet parë si një përpjekje e PE-së për të ndihmuar vendin tuaj”, tha Kukan.
“Na është dashur një vit e gjysmë për të parë një situatë të re që do të ndërtojë hapa më pozitive. Sot fillojmë një punë të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin politik që duhet të jetë konstruktiv. Ka shumë gjëra për të diskutuar dhe për të rënë dakord, por mendoj se tani është e mundur”, u shpreh Kukan.

 

*  *  *

Majlinda Bregu


Bregu: Bojkoti i opozitës bllokoi reformat

Fjalën e hapjes në takimin për Stabilizim – Asociimin e mbajti ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Ajo bëri një përmbledhje të gjithë punës së bërë gjatë një vitit, duke theksuar se vendi ka shënuar progres. Bregu solli në vëmendje faktin se bojkoti i opozitës nuk krijoië mundësinë për vazhdimin e reformave.

“12 rekomandimet mazhoranca nuk mund t`i miratonte vet pa ndihmën e opozitës. Shpresojmë që vitin e ardhshme të marrim statusin e vendit kandidat”, tha Bregu.

*************

Sot në Tiranë po zhvillohet takimi i katërt ndërparlamentar për stabilizim-asociimin mes Shqipërisë dhe BE-së. Takimi po organizohet në hotel “Rogner”. Pas kësaj përballjeje mes politikanëve shqiptare dhe atyre të BE-së pritet që të dilet me një rezolutë të përbashkët.

Në tre takimet e mëparshme, nuk janë miratuar marrëveshjet, të cilat në vetvete ishin një angazhim i palëve në përmbushjen e prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë.

Dje, gjashtë eurodeputetët, që përfaqësojnë delegacionin parlamentarë të BE-së u takuan me kreun e shtetit Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e PS-së Edi Rama dhe ministrin e drejtësisë Eduard Halimi.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 24 here.
Patozi leter Rucit  Te fillojme negociatat per presidentin Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe njëherësh pjesë e grupit të mandatuarve për negociata, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit, ku i kërkon që të fillojnë negociatat që nesër për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. “Me jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me...Lexo te gjithe artikullin »


» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit