Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Politike - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shqipëria dhe Brazili firmosin heqjen e vizave në 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Marrëveshja e heqjes së vizave është firmosur nga ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në Brazil.
Mes dy shteteve u firmosën dhe marrëveshja e bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme, memorandum mirëkuptimi midis dy Akademive Diplomatike për bashkëpunim reciprok dhe trajnim të diplomatëve, si dhe memorandumin për bashkëpunimin ekonomik.
Gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Brazilit, Ambasador Antonio de Aguiar Patriota u diskutua edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në kuadër të organizatave shumëpalëshe, zhvillimet globale dhe në rajonin e Ballkanit.