Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shqiperia dhe mania e kartolinave

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Sociale - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Jorida Pasku

Ekspozita “Ide të freskëta” e hapur për një javë në galerinë FAP të Universitetit të Arteve, i prezantoi vizitorëve një mori modelesh të kartolinave publicitare të krijuara në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Izrael, Brazil, Australi, Indi. Aktiviteti ndërkombëtar i organizuar nga Maniacard për 5-vjetor, bëri të mundur edhe një ballafaqim mes ideve, koncepteve, dizajnit për më të interesuarit në fushën e dizajnit edhe mes teknikave të realizimit.

Synimi kryesor në këtë përvjetor ishte prezantimi i ecurisë së zhvillimit të kartolinave publicitare, “si një mjet komunikimi urban i jetës së qyteteve dhe kryeqyteteve kryesore të botës”. Kujtojmë, që para 5 vitesh, Maniacard në Shqipëri u prezantua si medium nëpërmjet kartolinës me sloganin “Be cool, be smart, have a free cards”), më tej erdhi kartolina e parë e porositur nga një klient, që  u pa si një mjet për reklamim brand-i dhe këtë vit, u arrit deri te lidhja me ‘botën online’, përmes një kodi QR (QR code). Me një kartolinë Maniacard dhe telefoni smartphone, gjithkush ka mundësi të hyjë në faqe interneti, të  komunikojë në rrjetin social facebook dhe videot në youtube.

Pavarësia në qendër Kartolinat publicitare të Maniacard në Shqipëri vijojnë të tërheqin vëmendjen për dizajnin, idetë dhe sloganet e gjetura që i përgjigjen mendësisë së përgjithshme. Përmendim sloganet e reklamave të tjera të porositura në këtë medium, ato celulare që në çdo ofertë të re tërheqin nga titujt e mëdhenj në postera e banera “për të përjetuar magjinë e festave”, të kompanive të sigurimit që pyesin: “A mendoni se edhe ankesat e fqinjëve janë një problem më vete?”, ato të pijeve alkolike që “ftojnë në festën më të madhe në Shqipëri”. Këtë vit Maniacard i ka kushtuar një kartolinë publicitare

100-vjetorit të Pavarësisë. Pas saj janë të shkruara vargjet e Himnit Kombëtar. Nëpërmjet QR code mund të dëgjohet edhe muzika.
Bretkosë apo princ? Pyetet në të tjera kartolina publicitare që ftojnë të zbulosh kodin, “A e dini se në vitin 2100…?”….ka të mbishkruar një tjetër, “Të mbrojmë të drejtat tona” ‘thirret’ diku… “Shqipëria së bashku për Evropën”. Maniacard ngacmon me slogane të qarkulluara për një kohë të gjatë në Shqipëri.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit