Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shqiperia, e fundit ne Europe per transparencen e buxhetit

Publikuar me : 26.10.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Raporti i organizates Partneriteti per Buxhetin Nderkombetar e paraqet Shqiperine me tregues negative per sa i perket transparences se qeverise gjate hartimit te buxhetit


Te gjithe vendet e rajonit paraqiten shume me mire se ne. Nga 94 vende, Shqiperia renditet e 64-ta pas shume shtetesh afrikane dhe te azise qendrore


Shqiperia vazhdon per struke thelle e me thelle te dhenat per buxhetin e shtetit. Brenda dy viteve, vendi yne ka humbur shume vende ne renditjen boterore, per sa i perket transparences se buxhetit te qeverise per qytetaret, duke u renditur ne vitin 2010 ne te njejtin vend me shtete afrikane si Trinidad-Tabago, ndersa vendet e rajonit jane shume me lart.


Raporti me i fundit per Buxhetin e hapur, qe hartohet cdo dy vjet nga Partneriteti per Buxhetin Nderkombetar, nje organizate me qender ne Uashington, e rendit Shqiperine ne vendin e 64 nder 94 vende te botes te listuara, me 33 pike nga 92 pike qe ka kryesuesi i listes boterore qe eshte Afrika e Jugut. Sipas indeksit te dy viteve, ne 2008 Shqiperia ishte ne vendin e 49 nder 85 vende te botes, me 37 pike.


Renditja e Shqiperise perkeqesohet edhe me shume, kur krahasohet me vendet e rajonit. Kroacia me 57 pike, Serbia me 54, apo Maqedonia me 49 pike nga 100 te mundshmet.


Shume me mire se vendi yne renditet edhe Bonje-Hercegovina, e cila paraqitet me nje nivel mesatar te transparences ne buxhet, me 44 pike. Siper nesh jane edhe nje numer i konsiderueshem vendesh te Afrikes dhe Azise Qendrore, Gjithashtu te tilla jane, Liberia, Zambia, Mali, Kenya, Tanzania, etj.


Renditja e kryer nga Partneriteti per Buxhetin Nderkombetar vlereson nivelin e gatishmerise se qeverive per tu lejuar pjesemarrje taksapaguesve per te njohur te dhenat mbi buxhetin qeveritar dhe per te marre pjese ne procesin e hartimit te buxhetit. Shqiperia ben pjese ne raportin e vitit 2010 si vendi qe e ka minimal nivelin e transparences se buxhetit nga ana e qeverise.


Sipas organizates qe ka hartuar raportin, vende si Shqiperia me akses minimal per buxhetin e qeverise, japin disa te dhena por te paplotesuara per publikun, qe do te thote se shtetasit nuk kane nje tablo te qarte te planeve qeveritare per taksat apo shpenzimet per vitin ne vijim.


Sipas raportit, ne Shqiperi propozimet per buxhetin e qeverise dhe dokumentet per te mbeshtetur buxhetin jane shume larg transparences dhe bashkepunimit. Ka nje bllokim informacioni ne disa aktivitete te fushes fiskale, qe kane nje rol te madh per qeverine qe te arrije synimet e saj fiskale, duke perfshire edhe fondet e buxhetit shtese, aktivitetet gjysme fiskale, shlyerjen e taksave, etj. Pa keto informacione, publiku nuk e di pozicionin real te qeverise ne aspektin fiskal.


Qeveria nuk jep te dhena per te hyrat ne buxhetin si dhe shpenzimet dhe ky informacion eshte shume i rendesishem per ata qe jane te interesuar te monitorojne ndikimin qe ato kane ne buxhet.


E rendesishme sipas raportit, eshte qe krahas te dhenave per buxhetin aktual, te paraqiten edhe informacione ne lidhje me ate te nje viti me pare dhe vitin pasardhes. Informacioni per vitin e ardhshem konsiderohet i rendesishem sipas raportit, pasi me ane te tyre mund te behet krahasimi midis investimeve qe jane parashikuar dhe efektshmerise se tyre.


Shqiperia pergatit por nuk e publikon buxhetin paraprak, -citon raporti. Lidhur me kontrollin mbi shpenzimet publike, raporti permend veprimtarine e auditeve, por thekson se sugjerimet e tyre nuk merren ne konsiderate gjate zbatimit te buxhetit apo edhe hartimit te tij per vitin pasardhes.


Nisur nga keto, raporti keshillon hartimin e buxheteve duke rritur pjesemarrjen e publikut. Per kete rast, permendet fakti se ne menyre te perseritur komisionet kuvendore organizojne degjesa publike por asnjehere pretendimet e qytetareve nuk jane pasqyruar ne buxhet.

Vendet e rajonit

Maqedonia 49 pike
Serbia 54 pike
Bonje-Hercegovina 44 pike
Kroacia 57 pike
Sllovenia 70 pike
Shqiperia 33 pike


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit