Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shqiperia si ngjarje

Publikuar me : 15.07.2011 Ne : Kulture - 159 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Banorët që rriten dhe jetojnë në të njëjtin vend rrezikojnë t’i shohin larg objektet dhe sendet që kanë afër. Ndoshta edhe e kundërta, shikimi në bërthamë të gjërave të afërta, rrezikon të bjerë në fenomenin e ekzagjerimit. Në artin kinematografik raporti i marrëdhënieve me botën përcaktohet nga këndi i syrit të kamerës. Ai tregon sa brenda dhe sa jashtë botës është artisti. Ai bën ngjarjen filmike.

Studentët e vitit II të Degës Regji Filmi & Tv, 2011 shfaqën të mërkurën në mbrëmje në sallën Black Box një ngjarje të tjetër lloji, që është më afër etikës dhe edukatës për të punuar në terren, për të bërë kinema aty ku dikush pret t’ia hedhin sytë.

Klasa e Gjergj Xhuvanit prezantoi afro 12 punë, filma të shkurtër dokumentarë. “Gëlqere Kruje” hapi serinë. Krijimi artizanal i furrave të gëlqeres, hapja e honeve me gurë të mëdhenj e të mprehtë ndiqet hap pas hapi. Gjithçka e përgatitur nga krahë punëtorësh të këputur, në diell dhe shi, nga mëngjesi në të ngrysur. Studenti duhet të jetë vendas, po dhe në mos qoftë, kamera e tij ndalet me siguri në efektet dhe rezultatet e gëlqeres së Krujës, te zjarri dhe shtëllungat e tymit të zi, te bloza e punëtorit që cimit me gjuhë letrën e duhanit të dredhur para se të ngrihet e të ngarkojë thasë me pluhurin më të bardhë që lyen shtëpitë.

Disa dokumentarë pas tij tregojnë: si hekurishtet që mbledhin karrocat e vogla të njerëzve me ngjyrë, shkrihen dhe bëhen kapakë pusetash dhe kangjella; si bëhet një lloj birre shqiptare; si fabrikohen çorapet; si qumështi, lëngu i jetës, vjen nga lopët në fusha prej anës e anës në Tiranë. Ky studenti i fundit edhe pak e do të gënjente, do ta bënte realitetin e familjes fshatare më të bukur nga ç’është. Por ndoshta në një provë tjetër do ta ketë më të qartë ç’është e bukur dhe ç’është e vërtetë.

Është e admirueshme që studentët duan të tregojnë për origjinën e gjërave që përdorin apo i rrethojnë përditë. Kishte dokumentarë që nuk ndalen as te njëra as te tjera.

E vetmja vajzë e klasës, trajton me ekuilibër dhe vërtetësi te “Amen” një ditë nga jeta e një gruaje invalide që mban nënën e të bijën dhe beson me përkushtim në zot. Kur kamera kap një rrobë të sapunisur që shtrydhet në legen, sikur ka kapur ndjeshmërinë e një njeriu të bërë dysh nga jeta.

Ka sy ambiciozë si të studentit që ka realizuar “Karburant natyror” në zonën e naftës së Patos-Marinzës. Ka xhiruar edhe plane nga ajri, duke e dhënë katastrofën ekologjike dhe efektin në njerëz si paradoks të imazheve bujare turistike. Një dokumentar i tillë mund të transmetohet pa frikë në TV dhe s’ka nevojë për tekst, siç nuk kishte asnjë prej punëve të studentëve. Nuk mund ta harrosh as përpjekjen e një studenti për të treguar në mënyrë paralele jetën nën tokë të minatorëve të kromit dhe jetën mbi tokë të familjarëve të tyre.

Është niveli më i mirë në gjininë e dokumentarit që ka dhënë Dega Regji Filmi & Tv e Akademisë së Arteve.

 

Elsa Demo

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit