Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shqiptaret dhe islami

Publikuar me : 10.03.2011 Ne : Shendeti - 189 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Mbi 90 per qind e shqiptareve te Kosoves u takojne familjeve myslimane. Megjithate, ata nje kohe te gjate konsideroheshin se jane imune ndaj joshjeve islamike.


Por, qe ky konstatim mund te ndryshoje, tregon emerimi i nje ish-reperi besimtar (Memli Krasniqi, v.j.) ne postin e ministrit te Kultures. Mbetet per tu sqaruar nese islamizmi qe po rritet ngadale ka te beje te krimi i Arid Ukes ne Frankfurt, shkruan analisti Norbert Mappes-Niediek ne Frankfurter Rundschau.


Religjioni shteteror ne Kosove eshte nacionalizmi shqiptar. Islami u eshte imponuar shqiptareve Me kete formule nacionalistet e bindur i refuzojne te gjitha joshjet nga ana e sauditeve dhe muxhahedineve boshnjake. Femijet pagezohen me emra shqiptare, si Ilir ose Dardan, Vlora ose Teuta. Kush e ka emrin Hajrudin, Nezir dhe Muharrem shpesh i vjen turp.


Heroi kombetar i Shqiperise eshte Skenderbeu, nje princ i krishtere, i cili ne shekullin e 15-te i mbrojti shqiptaret atebote te krishtere kunder osmaneve myslimane. Menjehere pas tij vjen Nene Tereza katolike. Mjekra dhe mbulesa e femrave jane pjese e pamjes ne rruge mbase ne Maqedonine fshatare, shqiptaret e atjeshem konsiderohen konservative dhe te prapambetur. Ne Kosove pas sulmeve te 11 shtatorit 2001 mbreteroi solidaritet i gjithanshem me clirimtaret amerikane.


Por, qe nga atehere mes nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman eshte krijuar nje ure ideologjike. Sikur te mos e kishim pranuar islamin, ne sot do te ishim serbe ose greke, thote Abdi Baleta, kryeideolog i ketyre ideve. Ky shqiptar nga Tirana ka qene diplomat nen diktatorin Enver Hoxha dhe qe nga ndryshimet e vitit 1991 ai u prin disa partive te vogla. Ne Shqiperi ky ka pas vetes vetem nje pakice.


Nje kohe te gjate Kosova ishte e cliruar nga idete e tilla. Ne emigracion, ku shume shqiptare te rinj rriten si pjese te nje shtrese te deklasuar emigrantesh, tezat e Baletes gjejne me shume mbeshtetje dhe kthehen prapa ne Ballkan.


Ministri i ri kosovar i Kultures, Memli Krasniqi, per disa pjese te gjenerates se re eshte idhull. Vendimi i pare i Krasniqit si minister ishte heqja e portreteve te Nene Terezes dhe themeluesit shekullar te shtetit te Kosoves, Ibrahim Rugova, ne korridorin e ministrise.

*Gazete e Frankfurtit. Artikulli eshte botuar ne numrin e djeshem

'
Komente
nga : BYqvPVva
Koment publikuar ne daten 12.12.2011
Hot damn, loiokng pretty useful buddy.

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit