Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shqiptaret, gjumashe dhe dembele? 9 ore gjume, 5 ore kafe (!)

Publikuar me : 20.12.2011 Ne : Sociale - 59 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Eglantina Bardhi

Shqiptarët duan të flenë shumë gjumë, të hanë mirë dhe të punojnë pak. Këto janë mënyrat më të zakonshme që ka populli ynë për të shpenzuar kohën ku puna duket se del në plan të dytë. Në fakt këto janë të dhënat e studimit të parë të bërë në vendin tonë për mënyrën se si shpenzohet koha nga popullata. Të dhënat kanë dalë nga një anketim njëvjeçar i Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Punës dhe paraqitet diskriminimin ndaj grave edhe përsa i përket mënyrës se si e shpenzojnë njerëzit kohën e tyre.  Në studim morën pjesë 2 mijë e 500 familje nga zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilat u përkisnin shtresave të ndryshme sociale.

Pranvera Elezi, Koordinatore e INSTAT shpjegoi dje të gjitha detajet sa i takon shpenzimit të kohës së shqiptarëve ndërkohë në prezantimin e këtij raporti ishte edhe përfaqësuesja e OKB-së në Tiranë, Zineb Benjelloun.

Nuk është thjeshtë një batutë por një realitet me statistika ku rezulton se në 24 orë, shqiptarët ia kushtojnë plot 38 perqind të kohë ose 9 orë gjumit. Dhe nga pjesa tjetër e ditës 20 perqind pra rreth 5 orë në ditë e kalojnë në kafe. Sa për punën, në gjithë hapësirën kohore vetëm 13 perqind e zë aktiviteti që sjell të ardhura, pra punë e paguar. Ndërkaq, përgjithësisht mund të konsiderohemi si popull dembel. Harxhojmë mesatarisht vetëm 4 orë në ditë për të punuar. Megjithatë specialistët shpjegojnë se po t’i hysh më thellë analizave, i bie që niveli i papunësisë në Shqipëri të jetë në shifra alarmante, dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me dëshirën për të punuar. Mbi të gjitha lidhet me mundësitë që ofrohen nga tregu i punës apo politikat e ndërmarra prej qeverive. Të dhëna mjaft interesante vijnë nga gjetjet e fundit të studimit pasi meshkujt shqiptare kanë më tepër kohë të lirë për t’u marrë me veten apo për të parë televizor, në krahasim me meshkujt në Norvegji, ku puna në familje ndahet njësoj mes dy partnerëve. Ndërkohë, në Itali burrat harxhojnë më shumë kohë për punët e shtëpisë sesa gratë.
Gjithashtu studimi ka nxjerrë në pah edhe hendekun e madh mes grave dhe burrave ku këta të fundit duket se përfitojnë në kurriz të femrave.

Gratë sipas studimit e shpenzojnë kohën më të madhe në punët e shtëpisë, ndërsa burrat punojnë jashtë saj. 95 për qind e grave shqiptare përfshihen në punët e shtëpisë dhe vetëm 37 e burrave japin një ndihmë në familje. Të dhënat kanë dalë nga një anketim njëvjeçar i Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Punës, paraqet diskriminimin ndaj grave edhe përsa i përket mënyrës se si e shpenzojnë njerëzit kohën e tyre. Studimi tregon gjithashtu se shqiptarët 38 për qind të ditës e shpenzojnë për gjumë, 20 për qind për kohë të lirë, 13 për qind për punë të paguar dhe pjesën që mbetet, për aktivitete të tjera. “Popullsia 50-64 vjeç vihen re dhe diferencat më të mëdha gjinore. Femrat shpenzojnë 7 herë më shumë kohë se sa meshkujt për punë të papaguar. Mesatarisht gratë harxhojnë 5.40 minuta në ditë për punë të papaguar, ndërsa meshkujt 48 minuta. Pjesa e mbetur që bëjnë punë të paguar është sa dyfishi i grave. Pra, 66 për qind e meshkujve, që bëjnë punë të paguar kundrejt 36 për qind të grave që bëjnë punë të paguar”, thotë Pranvera Elezi, Koordinatore e INSTAT.
Raporti tregon gjithashtu se të rinjtë, në veçanti meshkujt, pjesën më të madhe të kohës së tyre të lirë ia kushtojnë televizorit dhe videos. Ndërsa sportet dhe leximi zënë një pjesë shumë të vogël të kohës së tyre të lirë. Përfaqësuesja e OKB-së në Tiranë, Zineb Benjelloun e vlerësoi publikimin e këtyre statistikave, por apeloi që qeveria shqiptare të punojë me qëllim që diferencat gjinore në drejtim të punësimit të jenë më pak të ndjeshme.

  

Ja disa nga gjetjet e Raportit
  • Burrat shpenzojnë më shumë kohë se sa gratë në punë të paguar.
  • Puna e ndërmarrë nga gratë është e dominuar fuqishëm nga puna e papaguar, ndërsa puna e ndërmarrë nga burrat është e dominuar fuqishëm nga puna e paguar. Studimi tregon se, në fashon orare 8:00-10:00 të paradites rreth 60 për qind e burrave bëjnë punë të paguar, ndërsa 70 për qind e grave bëjnë punë të papaguar.
  • Pas orës 11:00 të mbrëmjes, rreth 40 perqind e burrave shkojnë të flenë, ndërsa më shumë se 60 perqind e grave janë ende duke bërë punë të papaguar (punë shtëpie), ose aktivitete të tjera.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit