Edhe pse heqja e detyrimit per vize per qytetaret e Ballkanit nuk ka sjelle ndonje ndryshim te madh ne levizjen e qytetareve, disa prej vendeve te BE-se ankohen per shtim te numrit te azilkerkuesve.
Me fishekzjarre dhe ceremoni te tjera festive e priten shqiptaret dhe boshnjaket vendimin per heqjen e vizave. 20 vjet pas permbysjes se socializmit per shqiptaret, sikurse tha kryeministri Sali Berisha, ra edhe muri i fundit, ai i Shengenit. Me teper se nje milione shqiptare dhe rreth 400.000 boshnjake jane pajisur me pasaporta biometrike.
Heqja e vizave eshte lehtesi e madhe jo vetem per biznesmenet, por edhe per ata qe kane te aferm ne Europen Perendimore.
Por edhe pse agjencite e udhetimeve ne Bosnje bene me kete rast oferta duke i ofruar biletat e autobuseve per ne Europe me gjysme cmimi, prej pervojes se Serbise dhe te Maqedonise ato e dine se nuk pritet ndonje vershim klientesh. Per shkak te krizes ekonomike ne te dy vendet vihet re nje renie e numrit te udhetimeve jashte vendit.
Me gjithe heqjen e vizave, udhetimet jashte vendit mbeten per shume qytetare te vendeve te Ballkanit te paperballueshme nga ana financiare. Pas heqjes se detyrimit per viza shume shoqeri te lira ajrore i kane shtuar fluturimet per ne vendet e Ballkanit. Vitin e kaluar shoqerite ajrore regjistruan ne Serbi p.sh. 300.000 pasagjere me teper.
Por njekohesisht me rritjen e kesaj shifre, u pakesua me 315.000 numri i atyre, qe deri tani kishin udhetuar me rruge tokesore. E pra per te udhetuar vazhdojne te udhetojne po te njejtet persona. E vetmja qe ka ndryshuar jane destinacionet. Ato qe preferohen jane metropolet e vendeve te BE-se dhe plazhet e Spanjes dhe te Italise ne vend te atyre te vendeve fqinje.
Megjithese vale turistesh nuk ka pasur, bilanci i vendimit per heqjen e vizave ne vende te ndryshme te BE-se eshte i ndryshem. Sipas Zyres Federale Gjermane per Refugjatet vitin e kaluar eshte shtuar papritur numri i azilkerkuesve rome nga Serbia dhe Maqedonia. Vetem ne Gjermani ishin regjistruar ne nentor 2010 mbi 1.100 azilkerkues nga Serbia dhe mbi 500 nga Maqedonia, aq shume sa nga asnje vend tjeter i botes.
Azilkerkuesit ne fjale thuajse nuk kane asnje shans qe tu njihet azili per shkak te perndjekjes politike. Ne Shkup dhe ne Beograd po shtohet shqetesimi, se rritja e numrit te azilkerkuesve mund te vere ne rrezik lirine e udhetimit pa viza. Ne rastin e Shqiperise dhe te Bosnje-Hercegovines, BE i ka rezervuar vetes te drejten qe ta rifuse detyrimin per vize.