Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shtatorja e Ahmet Zogut percan te djathtet e Matit

Publikuar me : 03.05.2009 Ne : Politike - 507 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Rikthehen debatet per vendosjen ne qytetin e Burrelit te shtatores se Ahmet Zogut. Muaj me pare, zyrtare vendore te Bashkise Burrel u konfliktuan gjate me nje pjese te keshilltareve te majte te kesaj bashkie, per heqjen e bustit te heroit kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe vendosjen ne vend te tij te shtatores se Zogut. Por, nese atehere u debatua gjate per kete zevendesim, qe kundershtohej nga te majtet, tani debatet jane rikthyer mes vete te djathteve, pasi nuk bien dakord qe mbreti i veteshpallur i shqiptareve te zere vendin qe iu dha muaj me pare prej tyre. Ne kampin e koalicionit te djathte, ne qytetin e Burrelit, prej pak ditesh kane nisur perplasje te forta mes legalisteve, qe kerkojne vendosjen e shtatores se Zogut ne sheshin "Demokracia" (siç vendosi keshilli bashkiak) dhe forcave te tjera te ketij koalicioni, kryesisht te PD-se, qe nuk bien dakord qe monumenti i "mbretit" te zere vendin qe iu dha. Shtatorja e Ahmet Zogut, e realizuar nga nje studio private ne Tirane, me sponsorizime te perkrahesve dhe biznesmeneve te shumte matjane, tashme ka perfunduar dhe pritet te vendoset ne vendin e caktuar nga keshilli bashkiak. Por duket se fushata elektorale ka sjelle perplasjen e forte mes legalisteve dhe forcave te tjera politike te djathta te Matit. Legalistet nuk mund ta tolerojne vonesen ne vendosjen e shtatores ne vendin ku u caktua nga keshilli bashkiak. Ata kane bere publik dhe bocetin e shtatores pese metra te larte, qe tregon Zogun ne kembe, me rroba ushtarake e me shpate ne dore. Mirepo vendosja e shtatores ne sheshin "Demokracia", aty ku forcat e djathta politike te Matit zhvillojne tubimet, ka ngjallur debate te forta ne degen lokale te PD-se, aq me teper tani ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ndaj, ne mbledhjen e fundit te kryesise se partise mesohet se u eshte kerkuar llogari vendoreve pse kane leshuar sheshin e mitingjeve. Kjo ka qene arsyeja qe prej disa muajsh, KRRT-ja e bashkise nuk e ka vene fare ne rend te dites vendimin per monumentin, ndonese eshte kerkuar disa here nga legalistet dhe LZHK-ja. Burime te sigurta informacioni prane PLL-se te Matit sqarojne se arsyet pse vonohet vendosja e shtatores se ish-mbretit Ahmet Zogu lidhen me fushaten elektorale qe sapo ka nisur, pasi, sipas tyre, demokratet frikesohen per rrjedhje te votave te tyre drejt PLL-se dhe LZHK-se. Gjithsesi legalistet, duke vendosur shtatoren ne qender te Burrelit, shpresojne te sigurojne me shume vota, nderkohe demokratet nuk e tolerojne nje gje te tille.

 

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 24 here.
Patozi leter Rucit  Te fillojme negociatat per presidentin Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe njëherësh pjesë e grupit të mandatuarve për negociata, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit, ku i kërkon që të fillojnë negociatat që nesër për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. “Me jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me...Lexo te gjithe artikullin »


» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit