Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shtatzenite e padeshiruara, menyrat per ti shmangur

Publikuar me : 28.02.2011 Ne : Shendeti - 159 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shtatzenite e padeshiruara sjellin aborte, nje femije te paplanifikuar dhe plot probleme te tjera. Specialistja e Institutit te Shendetit Publik, Lumturi Merkuri, shpjegon metodat kontraceptive se si mund te shmangesh nje shtatzeni te paplanifikuar, se si duhet te perdoren keto metoda dhe efektet anesore qe kane ato ne raste te vecanta.


Çfare jane kontraceptivet?


Kontraceptivet jane metoda qe te mbrojne nga nje shtatzeni e padeshiruar. Quhen edhe metoda te planifikimit familjar. Do te doja ketu te sqaroja termin kontraceptiv me prezervativ, te cilet shpesh ngaterrohen dhe identifikohen me njeri-tjetrin.


Kontraceptivet jane teresia e metodave qe perdoren per te shmangur nje shtatzeni te padeshiruar, ndersa prezervativi eshte vetem nje nga llojet e kontraceptiveve. Kontraceptivet perfshijne nje sere metodash ku hyn dhe prezervativi, si; pilulat nga goja, DIU (apo tubi, sterileje), injeksionet, prezervativi, lidhja e tubave dhe sterilizimi mashkullor.


A kane efekte anesore kontraceptivet?


Eshte e vertete qe tek disa gra kontraceptivet mund te japin shqetesime, te cilat ndryshojne nga nje grua tek tjetra. Shqetesimet me te zakonshme jane marrje mendsh, te vjella, tensionim te gjinjve, te cilat pergjithesisht kalojne pas 2-3 muajve te pare te perdorimit.


Nese dikush qe fillon perdorimin e kontraceptiveve ka shqetesime nga perdorimi i kontraceptivit qe ka zgjedhur, duhet te shkoje tek mjeku per te zgjedhur nje metode tjeter, apo per te vendosur se bashku se cfare duhet te beje.


Por, disa prej metodave kontraceptive, madje kane efekte pozitive per gruan. Keshtu, pilulat ulin rrezikun per disa lloje kanceresh femerore. Ato lehtesojne dhimbjet menstruale dhe pakesojne humbjen e gjakut menstrual e anemine.


Pilulat mund te pakesojne aknet (pucrrat). Prezervativi te mbron nga infeksionet seksualisht te transmetueshme, perfshi HIV/AIDS. Tek shume gra ulin stresin e shkaktuar nga frika e ngeljes shtatzene, sepse ato e dine qe nuk ngelen shtatzene, nderkohe qe perdorin pilula.


Cila eshte metoda me e mire per tu perdorur?


Kjo varet nga vecorite dhe preferencat e secilit. Metoda te ndryshme kane perparesite dhe mangesite e tyre. Duhet zgjidhur ajo metode qe eshte me e pershtatshme per secilen. Per ta bere kete, duhet qe ne fillim kur vendos per te perdorur nje metode kontraceptive, te shkohet tek mjeku per te vendosur se bashku mbi metoden qe do te perdoret, qe eshte me e pershtatshme dhe qe personi mund te ndihet rehat me te.


Prezervativi eshte metoda qe siguron mbrojtje te dyfishte, si nga shtatzenia e padeshiruar ashtu dhe nga infeksionet seksualisht te transmetueshme. Te gjitha metodat e tjera te mbrojne vetem nga shtatzenia. (Shenim Neser do te lexoni per pilulat kontraceptive, kontraceptivin e emergjences, efektet anesore qe mund te sjellin dhe menyra se si duhet te perdoren).


Kur kane filluar Sherbimet e planifikimit familjar ne Shqiperi?


Sherbimet e planifikimit familjar ne Shqiperi jane miratuar me vendim te KM; ne 27 maj 1992 dhe jane shtrire ne 36 rrethet e vendit. Ky sherbim ofrohet falas ne sherbimet shendetesore publike nga nje personel i trajnuar dhe sipas rekomandimeve te Organizates Boterore te Shendetesise.


Qendrat e Planifikimit Familjar prane qendrave shendetesore ne fshat dhe qytet jane te furnizuara me disa lloje kontraceptivesh modern, te cilet ofrohen falas, kane personel te trajnuar per ofrimin e metodave moderne kontraceptive, si dhe dhenien e informacionit e keshillimit mbi planifikimin familjar. Cilesia e kontraceptiveve qe i ofrohen popullates eshte e kontrolluar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit