Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shtepia ne flake, vdesin bashkeshortet

Publikuar me : 29.11.2010 Ne : Kronike - 128 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

SHKODER/ Gjoke e Gjyste Draga kane humbur jeten mengjesin e se dieles nga asfiksia per shkak te zjarrit


SHKODER - Dy persona kane humbur jeten si pasoje e djegies se baneses se tyre. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 04 30 te se dieles ne fshatin Rrapsh Stare ne komunen Kastrat te Malesise se Madhe.


Gjoke e Gjyste Draga, perkatesisht 67 dhe 63 vjec, burre e grua, jetonin vetem ne banesen e tyre njekateshe pasi 6 femijet i kane te martuar. Lenia ndezur e sobes me gaz gjate nates mendohet se eshte shkaku i zjarrit, qe e ka djegur pjeserisht banesen.


Dy bashkeshortet kane qene duke fjetur ne momentin e renies se zjarrit, ndersa trupat e pajete te tyre jane gjetur ne korridorin e baneses. Dyshohet se ata kane tentuar te largohen, por asfiksia nga tymi e me pas zjarri e kane bere te pamundur.


Ngjarja mendohet te kete ndodhur afer mengjesit dhe nga bashkefshtare te tyre ne oren 04 45 eshte konstatuar tym e flake jo e madhe qe dilte nga banesa e familjes Draga.


Menjehere eshte lajmeruar policia dhe zjarrefikeset, ndersa eshte bere perpjekja per hapjen e dyerve me shpresen se mund te nxirrnin dy personat qe jetonin aty. Pasi eshte shuar zjarri, jane gjetur te pajete dy bashkeshortet Draga.


Policia po kryen hetimet ne vendin e ngjarjes per zbardhjen e plote te saj. Pistat ku po hetohet jane ato te vdekjes aksidentale nga zjarri, qe mund te jete shkaktuar nga soba e gazit qe eshte gjetur ne nje nga dhomat e shtepise.


Por, po hetohet dhe mbi ndonje vrasje te mundshme per grabitje. Policia akoma nuk ka dale me nje version te saj lidhur me shkaqet e renies se zjarrit qe u ka marre jeten dy bashkeshorteve Gjoke e Gjyste Draga. Ato kishin 6 femije, 3 djem e 3 vajza, te gjithe te martuar, ku dy vajza jetojne ne Shqiperi, ndersa tre djemte dhe nje vajze tjeter jane emigrante ne Itali e SHBA. Ata jetonin vetem, ne kushte te mira dhe shtepia ishte e rregullt.


Renia e zjarrit per shkak te ndonje shkendije elektrike eshte perjashtuar pasi dhe ne momentin kur jane gjetur trupat e pajete, pjesa e padjegur plotesisht e baneses ka pasur energji elektrike. Banesat e ketij fshati nuk jane afer njera- tjetres dhe zjarri eshte konstatuar nga banoret qe kane qene duke kaluar rastesisht.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit