Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shtepia njedhomeshe mbi rrota

Publikuar me : 04.11.2011 Ne : Kulture - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Elsa Demo

Shtëpia metalike e ngritur në cep të oborrit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë është instalacion skulptural i artist gjerman Philipp Morlock. Quhet “Shtëpia njëdhomëshe” sepse ka formën e shtëpisë sa një dhomë 4×4, por funksioni i saj nuk është i kufizuar në vetëprezantimin si një vepër arti. Ajo ofron një hapësirë për komunikim me njerëzit.

Më 6-12 nëntor aty organizohen disa aktivitete të Festivalit Mozaik, me artistë gjermanë, austriakë dhe shqiptarë të arteve pamore, teatrit dhe muzikës. Ndryshe këto quhen “Ditët e kulturës vjeneze në Tiranë”.

Objekti i Morlock-ut e ka marrë pothuajse formën përfundimtare. U ngrit gjatë një javë, u saldua pjesë-pjesë, u lye pa praninë e të zotit. Shtëpia rri tani si një instalacion në shoqëri me një objekt fqinj, edhe më i zi e më i mistershëm se ajo.

Nëpërmjet një kupole xhami që shërben si çati, shtëpia fiton brenda një ndriçim natyral që s’ka të bëjë me atmosferën që krijon së jashtmi ndryshku dhe izolimi. Edhe dyshemeja prej druri e dekoruar i shërben këtij shkëlqimi të bardhë të brendshëm. E në këtë mënyrë “arkitekti” i shtëpisë njëdhomëshe e ka menduar si një vend ideal, në traditën e white cube, për ekspozitë të artit bashkëkohor.

Skulptura fqinje, tetë metra e lartë, e cila shihet nga krijuesi si “një figurë mbrojtëse”, është bazuar në figurën e rojeve të tempujve të dikurshëm, që ruan vendin e ekspozimit dhe vizitorin në momentin e reflektimit mbi artin: Forma e figurës mbrojtëse është abstraksioni i një figure njerëzore – mungesa e këndeve dhe forma jo perfekt simbolizon anën e brendshme dhe të jashtme të natyrës jo të përkryer humane. Ajo i ngjan një monumenti me katër rrota, i vendosur mbi një bazament si mbi një tavolinë.

Philipp Morlock ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Karlsruhe. Njohësit e veprave të Morlock-ut ndjejnë në to një energji të palodhur për të ilustruar dhe riprodhuar kozmosin personal. Ai pikturon, ndërton, instalon dhe performon fragmente të jetës së tij të përditshme, të tilla si, lëvizja, koha. Morlock “portretizon” modele tredimensionale të vogla e të mëdha, në fletë metalike dhe publiku është zakonisht një pjesë e veprës së tij.

Punët që prezantohen për herë të parë në Tiranë tregojnë një prirje të tijën për ta zgjeruar nocionin e skulpturës. Philipp Morlock 37-vjeçar, është fituesi i disa çmimeve dhe bursave në fushën e arteve të bukura, si çmimi “Heinrich-Vetter”, “Daniel-Henri Kahnweiler Förderpreis”, etj. Ai momentalisht është në udhëtim me skulpturën e tij “shtëpia njëdhomëshe”. Paralel me hapjen e ekspozitës në Tiranë, inaugurohet dhe një shtëpi homologe në qytetin e Manheimit, ku ai prezanton artin e tij si edhe atë të kolegëve të tij artistë.

Koncepti i Einraumhaus/shtëpiadhomë për Tiranën është realizuar në kuadrin e Festivalit Mozaik i organizuar nga Fondacioni Kulturor Ulysses. Shtëpiadhomë qëndron në mjediset përpara Galerisë Kombëtare për një javë.

Më 8 nëntor aty mbahet ekspozita “Long Live Albanistan!” shoqëruar nga një diskutim me artistët pjesëmarrës Alketa Xhafa, Heldi Pema dhe Shpend Bengu.

Më 10 nëntor, në mbrëmje prezantohet “Ngjyra, ëndrra dhe konflikte” ekspozitë e artistëve Myriam Holme, Skafte Kuhn dhe e autorit të shtëpisë, Philipp Morlock.

Natyra, Arti dhe Muzika

Festivali Mozaik hapet më 6 nëntor, ora 19:00 në Black Box, Akademia e Arteve me koncertin e instrumentistëve Johannes Marian dhe Emi Alicka-Ebhardt.

Gjatë ditëve të Festivalit Mozaik, nën drejtimin e piktores vjeneze Marie Alice Sorieul organizohen në Akademinë e Arteve disa kurse me studentë të arteve figurative, dramës dhe muzikës.

Sorieul diskuton mbi fabulën, logjikën dhe realitetin në pikturat e saj, të cilat bëhen më të kapshme duke iu referuar muzikës për piano“Ma mere l’Oeye” të Maurice Ravel-it. “Ma mere l´Oye” e kompozuar në vitet 1908-10 bazohet në përrallat e njohura të fëmijërisë si ajo e Gishtëzës ose Bukuroshes së fjetur. Ajo tematizon aftësinë e mendimit të fëmijës, për të kthyer logjikën e realitetit në fantazmagori. Në të njëjtën mënyrë imitohet në këto përralla dhe arti nga natyra. Kjo lojë krijuese ndërmjet rregullave të natyrës dhe logjikës së veprës së artit lidh muzikantët, poetët, piktorët dhe aktorët prej disa shekujsh. Më 7 nëntor Marie Alice Sorieul dhe piktori shqiptar Edmond Gjikopulli mbajnë kursin “Fabula, logjika dhe realiteti”. Ndërsa në degën e dramës mbahet seminari “Përralla dhe pantomima” nga Michael Moritz, Max Reinhard të Universitetit të Vjenës dhe Ema Andrea nga AA.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit