|
Shtetet e Bashkuara shtojne presionin per largimin e Mubarakut
Publikuar me : 05.02.2011 Ne :
Sociale - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
SHBA shton presionin per largimin e Mubarakut
Presidenti i SHBA, Barack Obama ka rritur presionin ndaj qeverise se Egjiptit per zgjidhje sa me te shpejte, per situaten e krijuar nga protestat qe kerkojne largimin e Mubarakut. Obama eshte shprehur se perpjekjet e deritanishme per dialog, me opoziten nuk mjaftojne. Presidenti i SHBA ka theksuar se bisedimet duhet te zhvillohen me nje perfaqesi me te gjere te opozites si dhe rrotacioni i pushtetit te nise menjehere.
Ndonese ai nuk e ka artikuluar fjalen largim te menjehershem por tha se Mubarak ka nevoje per tu konsultuar me keshilltaret. Presidenti i SHBA nenvizoi se tashme e gjithe bota e ka pare qe populli i Egjiptit kerkon ndryshim. Obama ka vene ne dukje se ka pasur dy biseda me Mubarak qe nga fillimi i krizes. Qeveria e Egjiptit vijon te mbeshtese linjen se do te ishte mire qe Mubarak te largohej ne fund te mandatit, qe perfundon ne shtator.
Protestat ne Egjipt hyjne sot ne diten e 12. Protestuesit kunder qeverise jane shprehur te vendosur se nuk do te dorezohen nese Mubarku nuk largohet nga pushteti. Ditet e fundit ka pasur nje perpjekje per largimin e tyre nga sheshi Tahrir, nga mbeshtetesit e Mubarakut, te cilet jane lajmeruar edhe me mesazhe ne telefon per te dal ne shesh. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga nje kompani celulare qe operon ne Egjipt.
Nderkohe, sot ne pjesen lindore te Egjiptit eshte hedhur ne ere tubacionin i gazit, i cili furnizon me gaz Izraelin dhe Jordanine. Zerat e pare thone se disa grupe ekstremiste u kane bere thirrje militanteve islamike te sulmojne tubacionin, deri sa trazirat ne Egjipt vazhdojne. Izraeli ka njoftuar se tubacioni nuk eshte demtuar por mbyllja e rrjedhes se gazit eshte bere per shkaqe sigurie.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|