Publikuar me : 24.10.2011 Ne :
Kronike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Metës. Seanca e parashikuar për ditën e sotme është shtyrë për datën 31 tetor, për shkak të mungesës së dy ekspertëve të caktuar për ekspertimin e video-përgjimit.
Në seancën e sotme ishte parashikuar që tre ekspertët shqiptarë të paraqisnin raportin e hartuar mbi video-përgjimin Meta-Prifti.
Ekspertimi i videos Meta-Prifti nisi të martën e kaluar, nën vëzhgimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Tre ekspertëve shqiptarë: Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri, iu ngarkua ekzaminimi i ores-kamera, lap topit dhe USB-së së dorëzuar nga Dritan Prifti. Ekspertimi i materialeve që ofrojnë provat filmike i ishte ngarkuar më parë një eksperti amerikan, i cili arriti konkluzionin se videoja ishte origjinale. Avokatët e Metës nuk u pajtuan me konkluzionin e ekspertit amerikan dhe si rrjedhojë Kolegji Penal e konsideroi të pavlefshëm ekspertimin e tij.