Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shume pak e dinim qe Ali Asllani eshte poet i buruar

Publikuar me : 21.06.2011 Ne : Kulture - 127 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'  Nga Ardian Klosi Shume pak e dija qe Ali Asllani eshte nje poet kaq i rendesishem i gjuhes shqipe. E kisha degjuar vetem gjate viteve te fakultetit, ku trajtohej si vjershetor gati gjysme folklorik i periudhes se para-realizmit socialist. Vepra e tij me e gjate „Hanko Halla“ me pat lene kujtimin e nje poeme humoristike. E per me teper ne nje kohe te tille si vitet ’70 kur syte dhe etjen e kishim drejt Perendimit, natyrisht qe nuk germova me tej per kete poet. Koha dhe rrethana te tjera, konkretisht deshira e nipit te poetit, Ardian Asllanit, qe te nxjerre nje botim te mire te krijimtarise se gjyshit, e pruri qe tani te pergatis per shtyp „Vepren e plote poetike“ te Ali Asllanit (1882-1966), te cilen e prezantojme sot. Dhe keshtu ndodhi qe njoha per se thelli nje poet te buruar, me muzikalitet e magji vargu, sic ishte dhe e kultivuar gjuha e bashke-themeluesit te shtetit shqiptar, e diplomatit te karrieres dhe kryebashkiakut te Vlores per shume vite. E ka kapur sakte Rexhep Qosja kur shkruan „… Vjershat me te mira te Ali Asllanit jane si fare pjesesh te vogla muzikore, pikerisht per shkak te ekspresivitetit te tyre te vecante eufonik. Shembellyeshem Nolit, edhe ai perserit me mjeshteri tingujt e natyrshem me ekspresive, krijon asonanca dhe aliteracione te mrekullueshme, qe ne ndonje rast jane me te shquara se ato te Nolit.“ Ketu vime te shkallezimet e shkrimtareve „nga me te rendesishmit, i rendesishem, me pak i rendesishem“. Nuk i kam aspak qejf, por qe jane dhe ato te nevojshme, sepse „i rendesishem“ ne te vertete eshte si nje eufemizem per shkrimtarin te cilit i kthehemi e i kthehemi. E ashtu sic i kthehem e i kthehem Migjenit, Mjedes, Camajt ne Veri, po keshtu do t’i kthehem qe tash e tutje Ali Asllanit nga Jugu i Shqiperise. Le ta pranojme qe Noli mori aq peshe si poet prej jetes se tij te stuhishme dhe veprave te tjera jopoetike, sepse vjershat nje dore i ka; po keshtu Lasgushi u skalit ne historine e poezise mes dy lufterave per ploterine dhe harmonine qe perfaqesojne dy vellimet e tij poetike, te cilat nuk i preku me me poezi politike. Kurse Ali Asllani s’pati as jete te stuhishme politike, por edhe vjersha politike shkroi (perfytyroni qe sekretari i qeverise se Ismail Qemalit, kryebashkiaku dhe autori i Himnit te Vlores jetonte ne vitet 50 e deri sa vdiq ne dy dhoma e kuzhine, me pese familjare te tjere, s’kish te drejte te botonte, dreqi e mori shkruan njeriu ca poezi per partine). Mirepo sot kur shohim nga larg vepren e secilit, verejme se jane nje numer, po, jane shume poezite e Ali Asllanit qe na japin gezim, shume me teper se te Nolit (marshe) dhe me shume se te Lasgushit; vertet nuk e kane simboliken dhe mistiken e liqerit si te poeti pogradecar, por kane limfen e jetes, kane platoniken dhe sensualizmin e dashurise ne shume e shume trajta; po kane dhe nje si thelb te shpirtit shqiptar, ate dufin e pasionin e jugorit, qe e ka bere vete Lasgushin te shkruaje „Ali Asllani cfaqet si nje bir i vertete i vendlindjes se tij duke kenduar burrerine me akcente qe jane nje dokument atdhedashurie e gjelozije kombetare shqiptare tradicionale“. E keshtu mund te beje gjeloz per atdhetarine shume poete te tjere me vargje si Ah ky Vend, ky Vend, ky Vend, qe me ben te flas percart, nene qieje plot me yje, gjith’ t’art’e gjith’ te zjarrt’, rreth me dete plot me vala, rreth me vala plot me shkume, sa me afer aq me thelle, sa me lark edhe me shume, rreth me kodra plot me yje, rreth me male plot me bore, vend’ i burrave qe lejne me nje cift rrufe ne dore (Ah ky vend)   Shume pak e dinim se gjate Luftes se dyte boterore, Ali Asllani jo thjesht u terhoq ne fshatin Vajze, a u pendua pse kishte qene anetar i Keshillit te larte te Shtetit, por menjane shkroi vjersha frymezuese kunder pushtuesit qe qarkullonin nder partizane ne menyre anonime, me ane tjeter nje poeme si „Dasma e madhe“ ku ben thirrje per ndalimin e vellavrasjes. Ne botimet e paraluftes e deri dje, strofat e fundit te kesaj poeme u censuruan, pikerisht ato ku poeti shkruante Tani eja te dy bashke qe t’a cporrem dreqin jashte, Me rruferat e te rinjve dhe me Besen t’en’ te lashte; Jo me arm’ e jo me plumba, jo me lot e jo me Ah, Po, si tufa me pullumba, keng’ ne goj’ e mjalt ne krah, …Te betohemi te dy, ti per mua, un per ty! Dhe ne krye mbi te gjitha, Zoti nje, Atdheu dy! Le t’a len’ shamin’ e zeze, motrat t’ona qafsorkadhe, Pushka heshti, gázi nisi… Kjo eshte dasma jon’ e madhe.   Keshtu si ne rastin e kesaj poezie, te botuar te „Bashkimi i Kombit“ ne gusht 1944, krahasuam per botimin e sotem te gjithe periodiket ku shfaqej para 1944-s Ali Asllani, per te nxjerre nje liber sa me te plote sipas te gjitha kritereve filologjike. Po per dashurine? E dija qe shkruante shume per dashurine, por nuk e dija qe diapazoni shkonte prej poezive te holla te zemres si Kush te ka derguar, hena apo djelli? Lu.. lu.. lu.. lu.. lutem, ka shume kate qjelli? Me thua te lutem, neper ata kate Ka te tilla shtate, si te zotris’ s’ate?   Ne je nonje engjell, udhen ke lajthitur? Me thua te lutem, vall perse ke zbritur? Ne je ndo nje lule, ku vall do kec bire? Si mundet nje lule te jete kaq e mire? (Vajza shqiptare)   deri te ato thjesht sensuale si Me lejon ta puth nje her’ mu ne cep ku esht’e thyer ate vetull? - Jo tashi, … – po ne sy?… - perse, te lutem… pse kur ti me puth ne sy syt me mbushen qe te dy, turbullohem e keputem!   etj. Dhe nuk e dija aspak se kishte shkruar poezi erotike deri ne ditet e fundit te jetes. Ne librin e fundit qe i botuan „Vajza dhe dallendyshja“ me 1964, ka shtuar nder te tjera, me shkrim dore keto vargje (te cilat i ka qepur pas letres me nje paramane te vrazhde sot krejt te ndryshkur) Trup i njome trendafil per ne buze keng’ o kenge per ne vjersha stil o stil!   Trendafili me flet’ veshur zbukuronet dhe me teper, trupi zojzave perkundra lakuriq eshte kryeveper!   Perfytyroni plakun poet, te veshur kerk deri ne fund te jetes, me nje kostum 10.000 lekesh qe e qepi me keto para (sepse kaq i dhane shperblim pasi ia mohuan pensionin me nje shkrese te vitit 1963) qe mbyll syte me vegimin e zojzave lakuriqe. Sepse ishte dishepull i Omar Khajamit, te cilit i ka kushtuar vjershen e mrekullueshme „Omar Khajam dil te dal“. Po humori i tij?! Pa e zgjatur shume, ja nje nga vjershat e pleqerise Nashti rroj, po ja si rroj Kur shkojn’ vajzat bukuri i veshtroj e i veshtroj, heq kapellen i nderoj, varur buze edhe turi!   Vij verdalle ne shtepi, dhe me qen’ se s’jam i zoti’ te punoj, te puth, te pi, rrah te vetmen prokopi, gruan time kot se koti!   Fare pak e dinin se kishte nje kulture te pazakonte orientale. Ne Stamboll pat studiuar se pari per mjekesi e pastaj per shkenca politike e mjekesore. Ketu shkroi vjershat e para ne turqisht, arabisht e persisht! Dhe ajo qe deri dje nuk e dinte askush pervec familjareve, ne vitet e fundit te jetes ka shqiperuar apo me sakte ka rikrijuar nje nga epopete e mitologjise bektashiane „Hadikane“, ne menyre te ngjashme sic ka bere Naimi me „Qerbelane“. Behet fjale per rreth 5.500 vargje te shkruara me nje shkrim te qarte e aspak te dridhur ne moshen mbi 80-vjecare. Ne te njejten kohe kur shkruante e botonte „Shqiperia kryezonje“ ose „Vidi-vidi pullumbeshe“, ato perzierje kompromisi mes poezive politike me te dashurise, nderkohe qe shkonte perdite sic tregojne ne Lidhjen e Shkrimtareve me nje kafe e nje gotez raki perpara, neteve ose ne mengjes heret spastronte shpirtin me mitologjine dhe poezine e Orientit. Nje veper qe patjeter duhet ta shohe driten e botimit. Ja pra se si nje figure e jashtezakonshme qe ka kaq dimensione brenda, vjen nje dite e te shfaqet ne gjithe driten e vet, ku hijet jane thjesht plotesim. Sepse poeti i vertete, nga ata qe letersite si kjo e gjuhes sone i numerojne me gishtat e dores, kthehet e rikthehet.   I shperndare ne vellime te vogla e ne shtypin e para 1944s, i ndryshuar ose redaktuar pas vitit 1960, Ali Asllani (1882-1966) i paraqitet sot publikut shqiptar ne gjithe krijimtarine e tij me „Vepren e plote poetike“, pergatitur Nasho Jorgaqi dhe Ardian Klosi. Poezite qe kane disa variante jepen te tilla, librin e plotöson nje fjalorth te vepres, pasthenia, dokumente te kohes dhe fotografi te shkrimtarit. Mos humbni rastin per te degjuar disa nga poezite me te bukura per dashurine e per vendlindjen qe jane shkruar ndonjehere ne gjuhen shqipe, diten e hene 20 qershor, ora 19 ne Teatrin e Metropolit, nen interpretimin e aktoreve Reshat Arbana e Bujar Asqeriu, shoqeruar ne piano e violine nga Merita Balla dhe Volfi Haxhia.       '
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit