Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shume zhurme per asgje

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Kuriozitete - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Edi Rama 

Mbushur gazetat sot me “çudira” nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Fakt i njohur botërisht që çdo mbledhje forumesh në PS mbiprodhon “lajme”. Sepse në PS diskutohet lirisht. Gjithkush mendon dhe nuk ngurron ta thotë atë që mendon. Por çka asnjëherë nuk përputhet mes asaj që ndodh brenda mbledhjeve e fjalëve që qepen sipas qejfit e interesit të çdo gazete, është konteksti. Mbledhja e djeshme nuk ndryshonte në asgjë nga mbledhjet e zakonshme për ne, por sot ishin shkëputur krejt nga konteksti jo vetëm fjalë të kërryera aty-këtu, po edhe vetë të dhënat e vendimmarrjes së mbledhjes.

Anëtarët e kryesisë së re janë deleguar si zakonisht për të koordinuar e monitoruar punën e partisë në gjithë territorin. Eshtë bërë një ndarje e re dhe të gjithë kanë lëvizur nga zonat ku janë deputetë, sepse kështu e kemi parë më të arsyeshme. Për t’i dhënë një shtysë të re dhe energji të reja pozitive punës së përbashkët në çdo zonë. Gazetat janë ngutur të shkruajnë me gërma të mëdha se “u hoq ky e ai që andej”. Jo, askush s’është hequr nga askund, të gjithë janë rivendosur në bazë të një plani pune të menduar e të dakordësuar bashkarisht. Ashtu sikundër s’ka pasur siç është shkruar sot as “rebelime” në kuptimin e keq të fjalës nga përfaqësues vendorë a grup deputetësh në asamble, po vetëm opinione të shprehura lirisht në diskutimin e brendshëm. E si gjithmonë, në fund të diskutimit janë marrë edhe vendimet përkatëse, pa asnjë vështirësi a cënim të frymës demokratike e të angazhimit të gjithësecilit për të mirën e punës së përbashkët.

Kanë vrapuar edhe të lajmërojnë me të madhe “rikthimin” e Fatos Nanos në PS. Edhe ky një lajm i prodhuar jashtë kontekstit. Fatos Nano si gjithë ata përfaqësues të PS që kanë pasur detyra të larta shtetërore, për shembull Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, po edhe si ish-kryetar i PS është anëtar ex officio i Asamblesë Kombëtare. Si i tillë ka qenë gjithnjë në listën e delegimeve në bazën e partisë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Pra zyrtarisht, de jure, s’e ka larguar kush më parë dhe as e ka rikthyer kush dje. Tjetër gjë si kanë rrjedhur gjërat e çka zgjedhur të bëjë ai vetë de facto në gjithë këto vite duke u distancuar larg nga PS-ja, po kjo s’ka të bëjë gjëkundi me mbledhjen e djeshme.

Sigurisht që pas këtyre titujve e skupeve të prodhuar nga hiçi, ka rëndom përveç nevojës për të shitur gazetën edhe një nevojë tjetër. Eshtë nevoja e pushtetit për të cënuar frymën e brendshme të PS-së dhe imazhin e saj, duke krijuar edhe nga asgjëja diçka që të prishë shijen e publikut për PS-në, si një shtëpi ku s’ka ditë që të mos ketë sherr. Çka në fakt është krejt e pavërtetë. Siç janë të pavërtetë të tërë titujt e sotëm shkruar me të vërteta të nxjerra krejt jashtë kontekstit, për t’u kthyer qëllimisht në gënjeshtra. Gënjeshtra që shesin gazeta duke joshur lexuesin me “sekrete” të dala nga mbledhja dhe duke bërë shërbimin e radhës për pushtetin që shpresën e fundit të qëndrimit në këmbë, ka baltosjen e PS-së e spostimin e vëmendjes së publikut të keqqeverisur tek “problemet” e PS-së edhe atëherë kur, si dje, mjafton thjesht që PS-ja të bëjë një mbledhje për të ngritur një mjegull mediatike nga asgjëja.

I shkruajta këto radhë në respekt të të gjithë atyre qytetarëve që blejnë gazeta të joshur prej titujve që dalin nga mbledhjet e PS-së dhe pastaj farkëtohen në kudhrën e pushtetit për t’u kthyer në mjete të dizinformimit e të çoroditjes së publikut.

P.S. Kujt me gjasë do të kuturiset të kërrejë edhe që këtu për qëllime deformimi ndonjë titull për nesër, i kërkoj botimin e plotë të këtij shkrimi sqarues për lexuesit e keqpërdorur prej shumicës së botuesve të shtypit të përditshëm.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit