Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Qeveria ka sjellë sëfundmi për shqyrtim në Kuvend ligjin e ri për Hipotekat, i cili parashikon ndryshime thelbësore në të gjithë procesin e regjistrimit të pronave. Drafti sapo është dërguar në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë dhe pritet të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim nga Komisionet përkatëse.

Një ndër risitë kryesore që paraqet ligji dhe që prek një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, është regjistrimi i pallateve që prej marrjes së lejes së ndërtimit duke i dhënë kompanisë ndërtuese një certifikatë pronësie të përkohshme, e cila më pas do të përdoret për dhënien e hipotekës për secilin blerës apartamenti. E njëjta gjë do të vlejë edhe për ata që blejnë apartament në gropë. Raste të tilla janë ato kur blerësi dhe ndërtuesi lidhin marrëveshje paraprake. Apartamentet e shitura në këtë mënyrë blihen disi më lirë në raport me të tjerët, ndërsa zakonisht blerësi duhet të bëjë një pjesë të pagesës. Çdokush do ta ketë të sigurt që në momentin e përfundimit të ndërtesës ai do të marrë sipërfaqen e parablerë dhe në pozicionin e parashikuar.

Procedura do të jetë e tillë: Menjëherë pasi ka lëshuar një leje ndërtimi, bashkia ia dërgon atë Zurës Vendore të Regjistrimit të Pasurive, e cila e regjistron lejen në një regjistër të veçantë duke bërë lidhjen me truallin ku po ngrihet ndërtesa. Pas këtij veprimi, të gjithë ata që kanë një marrëveshje me kompaninë për të blerë një apartament në ndërtesën e regjistruar mund të vijnë të bëjnë regjistrimin e hapësirës në emrin e tyre. Sipas ligjit, e gjithë procedura zgjat deri në 10 ditë. Pas regjistrimit të hapësirës së prenotuar, blerësi gëzon të drejtën e pronësisë së plotë mbi të dhe mund të bëjë shitje.

 

Karabinatë

Krahas lejeve, ligji i ri parashikon edhe regjistrimin në hipotekë të të gjithë ndërtesës së pallatit. Bëhet fjalë për të gjitha pallatet që janë ndërtuar, por që nuk kanë ende Hipotekë. Në këtë mënyrë, të gjithë personat që kanë blerë një apartament, por për shkaqe të ndryshme nuk e kanë atë të regjistruar në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Me regjistrimin e karabinasë në Hipotekë, investitori nga njëra anë i krijon mundësi vetës për ta përdorur atë si kolateral për të marrë kredi, por nga ana tjetër i krijon tepër lehtësi blerësit për të marrë hipotekën e apartamentit në tij. Në situatën kur karabinaja është regjistruar, blerësi i apartamentit do të ketë mundësi që në momentin e përfundimit të punimeve dhe marrjes së lejes së shfrytëzimit nga ana e pushtetit lokal, të aplikojë për marrjen e Certifikatës së Pronësisë mbi apartamentin, marrëveshja për të cilin ekziston në regjistrat e Hipotekave.

Aktiviteti i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive që paluajtshme pëson një ndryshim thelbësor me ligjin e ri të propozuar nga Ministria e Drejtësisë duke filluar nga organizimi, krijimi dhe ruajtja e të dhënave për pasuritë e paluajtshme e deri tek lëshimi i certifikatave të pronësisë.

 

 

Kontratat e qirasë regjistrohen në Hipotekë

Të gjitha kontratat e qirave me një afat kohor më të gjatë se 1 vit do të regjistrohen në Hipotekë. Në rastet kur objekti jepet me qira për një periudhë kohore më të gjatë se 9 vjet, kjo do të bëhet duke kryer ndryshime në Certifikatën e Pasurisë së Paluajtshme. Në çdo rast, dhënien me qira të një apartamenti, magazine, zyre, etj., noteri do të jetë i detyruar që të bëjë edhe ndryshime në Certifikatën e Pronësisë së qiradhënësit. Në të, krahas emrit të pronarit do të shënohet edhe fakti se ajo është lëshuar me qira përfshirë edhe qiramarrësin. Madje, në rastet kur nuk jepet e gjitha prona por një pjesë e saj me qira, parashikohet hapja e një kartele të re të pasurisë posaçërisht për atë pjesë duke shënuar edhe të dhënat e mësipërme.

 

 

Regjistri elektronik përdoret edhe nga bankat apo noterët

Regjistri i pronave, tashmë do të jetë edhe në formë elektronike. Krahas punonjësve të hipotekave, në të do të kenë leje të hyjnë edhe bankat apo noterët. Kjo u lejohet për shkak të funksionit që ato kanë duke u dhënë mundësi që të marrin të dhëna nga regjistri. Në rastin e bankave, ato do të kenë mundësi që të verifikojnë pasurinë e klientëve vetëm nëpërmjet një kodi të veçantë që do t’u jepet nga Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të hyrë në sistem. Personat që do të futen duhet të jenë të besueshëm. Krahas, kodit, personi do të përdorë edhe shenjat e gishtave. Roli i noterëve është rritur në këtë drejtim pas një vendimi të qeverisë, i cili u jep mundësi atyre që të nxjerrin Certifikatat e Pronësisë, por nëpërmjet Regjistrit Elektronik.

 

Etapat, për nxjerrjen e hipotekës

1-Bashkia/komuna regjistron lejen e ndërtimit në Hipotekë

2-Në rastet e kontratave për blerje në gropë apo kur nuk kanë mbaruar punimet ato regjistrohen në një regjistër të veçantë pranë Hipotekave për t’u përdorur për regjistrimin përfundimtar

3-Kur mbaron karabinaja, investitori kërkon regjistrimin e saj të përkohshëm në Regjistrat e Pasurive të Paluajtshme duke kryer lidhjen me truallin, në të cilin po kryhet ndërtimi dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e objektit, për efekt të kreditimit të investitorit ose regjistrimit të kontratave paraprake

4-Kontratat e shitjes në këtë moment regjistrohen në Hipotekë dhe blerësit pajisen me certifikata të përkohshme pronësie

5-Pas përfundimit të punimeve, investitori kërkon regjistrimin përfundimtar të ndërtesës në Hipotekë

6-Bëhet kontrolli i sigurisë fizike të ndërtesës dhe lëshohet leja e shfrytëzimit

7-Qytetarët kanë mundësi që të aplikojnë veçmas për marrjen e Certifikatës së Pronësisë së përhershme për apartamentet e blera

 

 

 

Rriten tarifat e shërbimit në hipoteka

Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave do të funksionojë si një organ me vetëfinancim pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ç’ka është edhe shkaku kryesor i rritjes së tarifave të shërbimit në zyrat e saj. Qeveria miratoi tre muaj më parë një listë të re të çmimeve për shërbimet që ofrohen nga Hipotekat. Ndarja e tyre si institucion me vetë financim parashikohet në ligjin e ri. Tarifat në fjalë nuk prek personat me aftësi të kufizuara edhe të verbrit, të cilët nuk paguajnë tarifë në sportelet e hipotekave.

Disa nga tarifat e shërbimit në Hipoteka                                                        Lekë

Lëshim i certifikatave të pasurisë                                                                     1,500

Kërkesë për regjistrim të pronësisë të pasurisë së paluajtshme                   700

Kërkesë për regjistrimin e pjesëtimit të ndarjes

ose të bashkimit të pasurive të paluajtshme                                                  700

Kërkesë për informacion zyrtar të regjistrimit të

pasurive të paluajtshme për individët dhe institucionet                               800

Kërkesë për lëshim të kopjes së certifikatës së

pasurive të paluajtshme                                                                                     800

Kërkesë për saktësimin e kufijve                                                                      2 500

Kërkesë për përgatitjen e dokumenteve në

gjykatë ose organ tjetër administrativ                                                             900

Kërkesë për regjistrim për kalim pronësie, qiraje,

nënqiraje të pasurisë së paluajtshme                                                                               3,500

Kërkesë për regjistrim hipoteke, hipoteke ligjore                                           1 000

Kërkesë për regjistrim për fshirjen e një vendimi

gjykate, të një akti administrativ                                                                     1 000

Lëshim vërtetim pronësie (negative)                                                                300

Lëshim vërtetim pronësie                                                                                   1 500

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit