Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Si do te paguhen oret shtese dhe pushimet

Publikuar me : 26.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 120 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të gjithë punonjësit e administratës që do t’iu kërkohet të bëjnë orë pune shtesë nuk do të paguhen, por do ta zëvendësojnë atë me pushim. Vendimi i fundit i qeverisë, i zbardhur rishtazi në Fletoren Zyrtare, heq pagesat për punën jashtë orarit të punonjësve duke parashikuar zëvendësimin e kohës së harxhuar në punë me pushime. Madje, pagesat shtesë për çdo orë pune jashtë orarit është zëvendësuar me pushime shtesë. Për çdo orë pune shtesë të kryer në ditë të zakonshme të javës, punonjësi do të mund të bëjë pushim një orë plus 25 për qind, të saj, pra në total një orë e një çerek. Bonusi rritet nëse orët shtesë bëhen pas orarit zyrtar të punës apo në ditë pushimi apo festash. Në këtë rast, punonjësi përfiton një shpërblim pushimi prej 50 për qind. Pra, nëse ka bërë një orë pune shtesë, ai do të mund të bëjë një orë e gjysmë pushim në një ditë tjetër. Rregulli është që pushimi duhet të jepet brenda dy muajve nga kryerja e orëve shtesë të punës.

Më parë, punonjësi që kryente orë pune shtesë në ditë të zakonshme të javës, paguhej me pagën normale plus 25 për qind, për raste festash apo ditë pushimi, krahas pagës ditore ai merrte edhe 50 për qind të pagës bonus. “Çdo orë shtesë, tej orarit ditor, në ditë të zakonshme, paguhet mbi pagën orare edhe me 25 për qind shtesë. të kësaj page, ndërsa orët shtesë gjatë ditëve të pushimit apo ditëve të festave, si dhe çdo orë shtesë e kryer nga ora 22.00 – 6.00 paguhet mbi pagën orare edhe me 50 për qind shtesë të kësaj page”, -citohej në vendimin e qeverisë të vitit 2002.

Duket se me këtë vendim, shpërblim primar për çdo orë pune shtesë është ai me dhënie pushimi, ndërkohë që pagesa bëhet vetëm në ato raste kur punonjësi nuk mund të bëjë pushim për shkak të pozicionit të punës. “Në rastet kur është e pamundur dhënia e pushimit për orët shtesë në punë, nëpunësi apo punonjësi i administratës, që kryen veprimtari operacionale, ka të drejtë të kompensohet me shtesë mbi pagën normale”, citohet në vendim.

Ky është vendimi i dytë i miratuar nga qeveria, të cilët në thelb kanë të bëjnë me shkurtimin e shpenzimeve për paga dhe dieta të punonjësve të administratës. I pari, i marrë më datë 26 qershor ka të bëjë me mospagimin e orëve shtesë dhe zëvendësimin e tyre me pushim, ndërsa vendimi i dytë i marrë më 2 korrik parashikon heqjen e pagesave për lejet vjetore, ndalimin e marrjes së punonjësve të rinj të administratë, etj. Krahas kësaj, vendimi për disiplinimin e fondeve buxhetore, parashikonte bllokimin e të gjitha investimeve që nuk ishin prokuaruar deri më 1 gusht, heqjen e trajnimeve dhe dietave për punonjësit madje, detyronte punonjësit të kthenin paratë e lejes vjetore, në rast se në vend të lejes kishin preferuar të paguheshin.

 

 

Vendimi

Nëpunësi apo punonjësi i administratës publike, që kryen veprimtari administrative, orët shtesë në punë i kompensohen me pushim, të barabartë me orët shtesë plus 25 për qind të tyre, kur këto orë janë kryer në ditë të zakonshme pune, apo me orët shtesë plus 50 për qind të tyre, kur orët janë kryer në ditë pushimi, ditë feste apo nga ora 22:00-6:00. Në rastet kur është e pamundur dhënia e pushimit për orët shtesë në punë, nëpunësi apo punonjësi i administratës, që kryen veprimtari operacionale, ka të drejtë të kompensohet me shtesë mbi pagën normale

 

 

89 650

Është numri aktual i punonjësve të administratës publike në Shqipëri. Qeveria vendosi në ndryshimet buxhetore të mos marrë asnjë punonjës të ri deri në fund të këtij viti

 

25 perqind
ishte shtesa mbi pagën ditore për ata punonjës që bënin orë pune mbi orarin zyrtar në ditë të javës. Nëse orët e punës shtesë kryheshin në ditë festash apo ditë pushimi, bonusi ishte 50 perqind mbi pagën ditore

 

Shpenzimet buxhetore 2011

18 perqind shpenzime personeli

82 perqind shpenzimet e tjera

 

Emirjon Senja

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit