Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Si i duam sheshet e qyteteve?

Publikuar me : 30.05.2011 Ne : Kulture - 292 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Cilen hapesire te qytetit e quan shesh? Çfare sheh problematike ne sheshin perpara pallatit? Çfare mungon, si ke deshire te jete? Jane pyetje qe studente te Arkitektures dhe te Planifikimit Urban te universitetit Polis ia kane drejtuar njerezve ne rruge ne zona te ndryshme te Tiranes dhe Durresit, nje proces i cili filloi ne muajin shkurt dhe zgjati 4 muaj. U mblodhen nje larmi pergjigjesh, idesh, sugjerimesh. Nder problemet primare, njerezit rendisnin mungesen e stolave ne sheshin perpara pallatit, mungesen e ndricimit, te hapesires, te sigurise dhe ne fund mungesen e aktiviteteve. Kjo nisme qe u finalizua me hartimin e disa projekteve, u morr persiper nga Instituti per Zhvillimin e Habitatit (Co-Plan) dhe Universiteti Polis ne Tirane, Koalicioni per Zhvillim te Qendrueshem (CSD, Shkup) dhe EXPEDITIO (Qendra per Zhvillim Hapesinor te Qendrueshem nga Kotori, Mal i Zi). Nje nga projektet e hartuara, ai Rivitalizimi i Shesheve ne Qytetet e Ballkanit, ku u angazhuan qytetare, profesioniste, hartues politikash, do te vihet ne jete ne ditet e para te qershorit dhe ka per qellim shfrytezimin e hapesires publike ne menyre sa me efikase. Vec specialisteve, per te punuar me projektin u zgjodhen njerez krijues, disa edhe qe nuk vinin nga fusha e arkitektures. Koordinatori i projektit Stefano Romano eshte nje prej tyre. Artisti Romano, qe vjen nga fusha e artit vizual, i ardhur ne Shqiperi me 2003, eshte njeriu qe ndihmon edhe ne krijimin e nje ure komunikim mes arkitektures dhe artit pamor. Per kete projekt, Romano ka bashkepunuar edhe me arkitekten Albana Kocollari, profesoret e universitetit Polis Besnik Aliaj e Sotir Dhamo dhe drejtorin e Co-Plan Dritan Shutinen.
Ne nje interviste per Shekullin, Romano jep detaje edhe per kalendarin e aktiviteteve qe nisin me 1 qershor, ora 10.30, ne ambientet e Universitetit Polis dhe zhvillohen gjate gjithe muajin qershor ne Tirane dhe Durres. Ja si do te organizohet ekspozita ne germadhen perpara ish Uzines Enver, si do kthehet ne muze Shtepia e Toptanasve, si eshte aktivizuar komuniteti rom ne nje projekt te tille krijues?


Stefano, perse puna per kete projekt eshte nisur nga qytetaret, jo nga arkitektet dhe specialistet e planifikimit urban?
Projekti ka nisur si nje nevoje per ta filluar nga poshte procesin per rivitalizimin e shesheve. Ky eshte nje proces i kundert nga ai qe eshte bere deri tani. Pra, jo me nje konkurs nderkombetar, ne te cilen arkitektet vijne me nje projekt te caktuar, te mbyllur dhe kaq. Ne kemi bere te kunderten. Jemi nisur nga nevojat e njerezve. Kemi ndertuar nje pyetesor, ne te cilin pyetja kryesore ishte Cilen hapesire te qytetit ti perdor si shesh?
Studentet u ndane ne zona te caktuara ne Tirane dhe Durres dhe kane zhvilluar biseda me njerezit rruges, njerez te moshave dhe kategorive te ndryshme.


Nga pergjigjet e njerezve kemi krijuar projektet arkitektonike per hapesira te ndryshme. Nuk jane vetem sheshet kryesore qe perfshihen ne projekt, por me shume jemi perqenduar te hapesirat e tjera. Projekti i pare zhvillohet ne muajin qershor, kur do te zhvillojme 8 performanca. Ne korrik kemi nje trajnim rajonal, ketu ne Tirane, ku do te vijne edhe studentet nga Kotori, edhe studentet nga Shkupi dhe do te vazhdoje akoma me teper ky diskutim qe kemi nisur mbi hapesirat urbane. Ne fund te gushtit do te shkojme ne Kotor dhe ne tetor ne Shkup. Ky eshte nje projekt 2 vjecar dhe kemi menduar te zhvillojme shume aktivitete, nje seri konferencash, trajnimesh dhe nje numer te revistes shkencore A+P do tja dedikojme ketij projekti.


Cilat ishin problemet qe i shqetesonin njerezit?
Si do ti donin ata hapesirat publike?

Ka qene interesante ne fakt, sepse kemi zbuluar qe ekziston nje tradite, ndoshta nje trashegimi e komunizmit, ku sheshi konceptohet si nje hapesire e madhe, ku njerezit mblidheshin vetem per motive politike. Sot nuk eshte me keshtu, ose ndoshta edhe sot sheshi vazhdon perdoret per ceshtje politike. Per kete qellim, projekti e zgjeron me gjere konceptin. Ka pasur edhe raste, ku njerezit konceptonin shesh edhe parkun Rinia, qe ne fakt edhe per nga vete emri nuk mund te ngaterrohet. Dikush quan hapesiren e QTU-se. Varet nga perceptimi i gjithsecilit.


Ne cilat sheshe do te punohet? Perse jane lene menjane sheshet historike?
Gjithandej, duke filluar nga liqeni dhe qyteti studenti. Nuk kemi punuar me sheshin Skenderbe dhe Nene Tereza sepse kishin shume implikacione politike, nuk deshem te ngaterrohemi me ato. Me interes eshte fakti qe edhe njerezit kane zgjedhur hapesira te tjera. Shume prej tyre kane zgjedhur hapesiren poshte pallatit, per tiu pergjigjur pyetjes Çfare perdor une si shesh?. Studimet qe kane bere studentet nuk u takojne vetem shesheve. Nje hapesire qe eshte shfrytezuar per performance eshte edhe Parku i Delegacioneve, nje hapesire e mbyllur, e pashfrytezuar nga njerezit, qe deri me tani eshte perdorur sot si parking per qeverine. Ose pershembull, hapesira perballe pallatit me shigjeta, ku jeton komuniteti rom, edhe atje eshte nje hapesire boshe e pashfrytezuar, qe mund te kthehet ne hapesire multifunksionale kulturore, duke aktivizuar edhe komunitetin rom ne ate performance.


Konkretisht, cperformanca do zhvillohen ne keto sheshe?
Performancat do ti kemi ne Tirane dhe ne Durres. Ne Tirane, te Parku i Delegacioneve jane 20 garazhe dhe ne kemi menduar 20 performanca nga 1 minute brenda secilit garazh. Eshte menduar per nevojat qe kane njerezit. Nuk ka nje zyre postare, apo nje farmaci. Garazhet do te hapen secili per 1 minute dhe brenda tyre do te shfaqet pershembull nje person i veshur si postier, mbas 1 minute do duket nje doktor. Pra, do te renditen 20 domosdoshmeri te kesaj zone. Te hapesira perballe pallatit me shigjeta, diten e pare te shfaqjes se performancave, ne daten 2 qershor ne mengjes, do te shihet nje video me njerezit ne poze, sic bente Karavaxho me modelet e tij. Eshte nje video me njerezit qe jetojne ne kete zone, me komunitetin rom, ku shihen kushtet dhe menyra e jeteses.
Vijojne performancat te Ura e Lanes, perballe ekspozites Shqiperia Sot. Studentet jane nisur gjithmone nga fakti qe njerezit shkojne aty per te fjetur, per te urinuar. Kjo nuk eshte mire per qytetin dhe ne jemi menduar ta ngrejme problemin ne nivelin human. Do bejme nje performance me njerez qe flejne mbi uren per nje pasdite.
Po ashtu te ish Uzina Enver, do mblidhet nje grup me 100 persona, qe do te kene vazo lulesh ne dore dhe do te jene pjese e nje kuadrati. Po ashtu te Shtepia e Toptanasve, qe tani eshte lene e braktisur, pa asnje funksion, ka nje projekt. Per nje dite ajo do te sherbeje si nje muze per historine e Shqiperise. Ne kete performance shihet nje njeri qe hyn ne shtepi dhe te tjeret qe futen brenda nje e nga nje. I pari do te futet brenda me nje guide. Guida do iki dhe ai person do te jete guida per nje person tjeter. Keshtu qe historia do te ndryshoje per nje grup njerezish.


Po ne Durres cilat hapesira jane shfrytezuar?
Te kompleksi i pishinave qe eshte braktisur, afer Muzeut Arkeologjik, studentet kane menduar te cajne terrenin per te krijuar nje lidhje midis Muzeut Arkeologjik, Shtepise se Mbretit Zog dhe Amfiteatrit. Pishinat do te perdoren si simbol, si metafore. Per kete kemi marre nje grup personash qe marrin uje nga deti dhe mbushin pishinen. Ne mes te saj do te jete nje strukture qe rri mbi uje e marre nga Muzeu Arkeologjik. Duke perdorur detin, qe eshte lidhje midis Shqiperise dhe vendeve te tjera, ne metaforikisht, rindertojme te kaluaren.


Sa besim ke qe projektet do te ndihmojne ne rritjen e ndjeshmerise se qytetareve dhe shtetit, per tu kujdesur dhe per tu dhene jete hapesirave publike?
Me ato qe kam pare, njerezit kane deshire te jene aktive, jo thjesht ti marrin gjerat sic vijne nga lart. Ata kane deshire te kontribuojne per hapesiren publike. Ne fund te fundit, hapesira publike u perket pikerisht atyre. Une kam idene qe keto projekte arkitektonike qe kane bere studentet dhe performancat mund te ndihmojne shume edhe per me lart.
Nje nga objektivat eshte qe keto projekte te sherbejne nje si tip guide per Bashkine, qe mund te perdoret edhe kur te behen konkurset per sheshet.



Projekti
Projekti ka per qellim qe te reflektoje mbi nje ide te re kreative per hapesirat publike duke pyetur njerezit qe perdorin dhe jetojne ne ato hapesira, per vlerat dhe problematikat, ne menyre qe te krijohen hapesira te reja te gjalleruara, per tu perdorur si sheshe te qytetit. Sheshet e qytetit, si vende per shprehje demokratike dhe kulturore ne qytete bashkekohore dhe pika kontakti per marredheniet civile dhe shoqerore, jane nje stimul jetik per sipermarrjen dhe zhvillimin e qyteteve. Sidoqofte, gjate dy dekadave te fundit, transformimet urbane te qyteteve te Ballkanit nen presionin e projekteve neo-liberale te rindertimit dhe te deshirave te globalizmit ne vazhdimesi demonstrojne nje neglizhim te dukshem te funksioneve publike te shesheve te qyteteve si hapesira publike.
Çeshtja e shesheve te qyteteve duhet te kuptohet ne nje menyre shume me te gjere. Sheshet e qyteteve (dhe ketu nuk mendojme vetem per sheshet kryesore, por per te gjitha hapesirat e hapura publike) materializoje energjite e njerezve dhe kesisoj na duhet te kuptojme se cfare domethenie kane per shprehjen shoqerore dhe kulturore te qytetareve dhe cfare kerkohet per ti risjelle ne jete. Duke pasur kete ne mendje, projekti kerkon qe ne menyre kuptimplote te shtoje nje pjese/aksion kundrejt krijimit te urave solide ndermjet aktoreve te ndryshem dhe te lehtesoje nje proces te bazuar te komuniteti, duke angazhuar nje game te gjere grupesh interesi vendore (qytetare, profesioniste, hartues politikash). Ai i fton njerezit me ide te ndryshme te dialogojne ne nje proces gjithperfshires qe prodhon rekomandime te realizueshme me ndikime te rendesishme. Si qellim te tijin te pergjithshem, projekti yne ka synimin te kontribuoje ne rivitalizimin e shesheve te qyteteve si vende publike praktike qe nxitin identitetin kulturor dhe promovojne diversitetin nepermjet zbatimit te politikave publike dhe pjesemarrjes aktive te komunitetit.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit