Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Sport - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Brazili është shtëpia e ish-kampionëve të cilët kanë probleme me formën fizike. Mjafton të kujtosh Ronaldinjon apo edhe Adrianon. Ky i fundit është një rast tepër shqetësues për Korinthias pasi pak kohë më parë ka arritur të kap shifrat e 106 kg. Por, për të lënë pas këtë problem me mbipeshën, kanë menduar drejtuesit e ekipit.
Metoda e përdorur është pak e çuditshme. Ajo përkon në “burgimin” e Adrinaos në dhomën e hotelit dhe vëzhgimin 24 orë të tij. Në këtë mënyrë, sulmuesi ka arritur të frenohet në dëshirat e tij për të konsumuar sa më shumë alkool dhe për të ngrënë sa më shumë. Për të rënë në peshë, i është nënshtruar një diete strikte. Gjithçka që duhet të konsumonte ishte e kontrolluar më parë nga drejtuesit e ekipit. Në çdo lëvizje që bënte, kishte një person të veçantë që i qëndronte nga pas për ta kontrolluar. Rezultate ishin të mira.
Kjo pasi sulmuesi ka rënë ndjeshëm në peshë dhe është rikthyer në formë. Pak kohë më parë drejtuesit e ekipit ishin shprehur: “Ose do të biesh në peshë, ose nuk do të luash futboll”. Kjo taktikë e ka shtyrë Adrianon që t’i nënshtrohet “metodës”. “Vendimin e kemi marrë së bashku me të”, është shprehur trajneri atletik i Korntias, Tite. “Tani Adriano duket se mundet të rikthehet në një formë fizike ideale dhe të arrijë nivele të larta. Java që sapo kaloi ishte vendimtare”. Të shpresojmë që Adriano i “ri”, të na risjell edhe një herë në sy talentin e vërtetë të sulmuesit.