Publikuar me : 16.09.2011 Ne :
Kronike - 60 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Njëri prej grabitësve i kapur nga kamerat e sigurisë
Grupi i grabitësve të arrestuar gjatë operacionit të dy netëve më parë ku mbetën të plagosur tre persona ka kryer të paktën 19 grabitje të ndryshme. Banda drejtohej nga një njeri i vetëm dhe të gjashtë anëtarët merrnin pjesë në grabitje. Sipas policisë, kreu i bandës ishte Nikolvan Çuraj, nga Tepelena, banues në Tiranë, i cili është ndihmuar edhe nga motra e tij, Jonida Çuraj, studente në në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Çuraj, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Veç Niklovan e Jonida Çurajt, policia arrestoi Bejo Pashën, nga Tepelena, Ani Rrapën, nga Tepelena, Ilirjan Ilnicën dhe Jedmir Elmazin të dy nga Peshkopia. Madje dy prej anëtarëve të bandës jetonin në Selanik dhe vinin në Shqipëri sa herë kishin për të kryer grabitje.
Banda kishte zgjedhur si strategji ndryshimin e herë pas hershëm të personave që merrnin pjesë direkt në grabitje. Përmes një rotacioni të brendshëm, ata ishin ndarë në skuadra në vogla në mënyrë që të mos binin në sy të hetuesve.
Nga hetimet e para është zbuluar se Niklovan Çurraj dhe një person tjetër kanë ardhur në Tiranë ditën e mërkurë të javës së kaluar. Ata kanë qëndruar në një shtëpi të marrë me qera kohë më parë në Unazën e Re. Policia kishte rënë në gjurmë të grupit dhe prej ditësh po mbante nën vëzhgim çdo lëvizje të tyre. Dje në mbrëmje ata janë nisur për të kryer grabitjen dhe kanë shkuar me makinë deri tek Prokuroria e Përgjithshme. Jonida Çuraj dhe një prej personave të tjerë të arrestuar qëndruan përballë kazinosë, në rrugën “Luigj Gurakuqi” me detyrë vëzhgimin e situatës. Ata kontrolluan rojën e kazinosë deri në momentin që ai u fut brenda për të parë nëse kishte ndonjë problem. Kjo ishte skema klasike e grupit, sipas së cilës ata vepronin. Pasi roja u fut në kazino, me telefon, dy “vëzhguesit” njoftuan grupin që të hynte në veprim.
Në këtë kohë, Niklovan Çuraj dhe Bejo Pasha, të maskuar dhe të armatosur hynë në kazino dhe menjëherë shkuan tek arka ku ndodheshin paratë dhe u larguan me rreth 250 mijë lekë. Në këtë moment hynë në aksion efektivët e policisë, të cilët arrestuan fillimisht Jonida Çurajn dhe personin tjetër që vëzhgonte me të. Në momentin që uniformat blu tentuan të ndalonin Niklovan Çurajn dhe Bejo Pashën, ata hapën zjarr duke lënë të plagosur lehtë policin e operacioneve speciale, E. Gj, 25 vjeç. Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur të dy grabitësit, Niklovan Çuraj dhe Bejo Pasha, i pari më rëndë. Të dy grabitësve iu gjet edhe një çantë e vogël me paratë. Më pas policia arrestoi edhe dy personat e tjerë që ndeshin në autoveturë duke pritur bashkëpunëtorët e tyre për t’u larguar. Atyre iu gjet me vete edhe një pistoletë.
Hetuesit pohuan dje se fillimisht kanë rënë në gjurmë të grabitësve duke verifikuar kamerat e sigurisë që ndodheshin pranë njërës prej grabitjeve të tyre. Në qershor ata kanë grabitur një pikë lojërash fati, por janë filmuar nga kamera e një bankomati pranë Ministrisë së Drejtësisë. Bazuar tek pamjet filmike policia ka mundur të zbulojë identitetin e dy prej grabitësve dhe ka qëndruar në pritje për të zbuluar të tjerët.
Shënjestrat
Ndër shënjestrat e preferuara të bandës së grabitësve ishin pikat e lojërave të fatit në kryeqytet. Sipas policisë, në ato raste ata grabisnin arkën, por edhe paratë që lojtarët kishin në xhep. Në disa raste at preferonin që ti merrnin lojtarëve edhe telefonat celularë që kishin me vete
Akuza për plagosjen e policit
Në lidhje me grabitjen e kazinosë, policia tha se ia kishte referuar ngjarjen, Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të grabitjes me armë në bashkëpunim. Ndërkaq policia ende nuk ka konkluduar në lidhje me reagimin me armë të grabitësve në lidhje me plagosjen e policit E. GJ, gjatë kohës që ai dhe kolegët e tij i bënë thirrje të ndalonin pasi ishin të rrethuar nga policia. Sipas burimeve të hetimit, kjo pjesë e ngjarjes pritet të referohet nga Policia e Tiranës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të punonjësit të policisë në krye të detyrës dhe për shkak të detyrës.
1. Bejo Haxhi Pasha, 24 vjec, lindur dhe banues në Tepelenë.
2. Niklovan Reis Çuraj, 25 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje
3. Jonida Reis Çuraj, 21 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë,
4. Ani Xhevdet Rrapa, 23 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë,
5. Ilirjan Nazif Ilnica, 20 vjec, lindur dhe banues në Peshkopi,
6. Jedmir Bujar Elmazi, 20 vjec, lindur dhe banues në Peshkopi,
Në vendngjarje janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale :
Një pjesë predhe metalike
Armë zjarri pistoletë e prodhimit italian,
Një armë pistoletë e llojit Makarov
Si dhe një sërë sendesh maskuese, të cilët kanë shërbyer për të fshehur indetitin e autorëve.
Një automjet me targë TP 2684 B
Në banesën e Niklovan Çurrajt u sekuestruan :
rroba të përdorura në disa vjedhje me armë.
një pistoletë e prodhimit italian,
automjeti i markës Volksagen Golf III me targë SH 5044 D .
Bejo Pashës iu gjet në xhep shuma e lekëve të vjedhura, 2 milion e 457 mijë lekë të vjetra, 100 euro si dhe 3 telefona celularë, dy prej të cilëve të vjedhur në sallën e lojërave të fatit
Grabitjet
o Më datë 31 Janar 2011, në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, kanë vjedhur me armë lokalin e lojërave të fatit ”4 shtatat”.
o Më datë 25 Shkurt 2011, në rrugën e Kavajes, kanë vjedhur me armë lokalin e lojërave te fatit “Çezar”.
o Më datë 09 Mars 2011, në rrugën “Muhamet Gjollesha” kanë vjedhur me armë lokalin e lojërave te fatit “Admiral”.
o Më datë 10 Mars 2011, në rrugën “Muhamet Gjollesha” kanë vjedhur me arme pikën e lojërave të fatit në pronesi të shtetasit E.M.
o Më datë 03 Maj 2011, në rrugën “Sulejman Delvina” kanë vjedhur me armë super market “EuroMax”.
o Më datë 09 Maj 2011, në rrugën “Komuna e Parisit” kanë vjedhur me armë lokalin e lojërave te fatit, në pronësi te shtetasit S. L.
o Më datë 09 Maj 2011, në rrugën “Teodor Keko” kanë vjedhur me armë, super market “Neziri” në pronesi të shtetasit N.H,
o Më datë 22 Maj 2011, në rrugën “Teodor Keko” kanë vjedhur me armë super market “Neziri” në pronesi te shtetasit N. H.
o Më datë 28 Maj 2011, ne rrugen “Teodor Keko” kane vjedhur me arme lokalin eurolloto me pronesi te shtetasit A.D.
o Më datë 20 Qershor 2011, ne rrugen “Komuna e Parisit”, kane vjedhur me dhune super market “Mercator”,
o Më datë 27 Qershor 2011, ne bulevardin Zogu I kane vjedhur me dhune lokalin e lojërave te fatit, APEX,
o Më datë 13 Korrik 2011, ne rrugen “Teodor Keko”- Unaza e Re kane vjedhur me dhune karburant Alpet.
o Më datë 19 Korrik 2011, ne rrugen Komuna e Parisit kane vjedhur me arme super market Mercator.
o Më datë 23 Korrik 2011, ne bulavardin Zogu i I kane vjedhur me arme lokalin e lojërave te fatit APEX, ne pronesi te shtetasit L.V..
o Më datë 07 Gusht 2011, ne afersi te gjimanzit Qemal Stafa, kane vjedhur me arme shtetasin E. K.
o Më datë 21 Gusht 2011, ne rrugen e Kavajes kane vjedhur me arme lokalin “Zgara Korca” me te demtuar shtetasin L. K.
o Më datë 22 Gusht 2011, ne afersi te spitalit ushtarak kane vjedhur me arme supermarketin ne pronesi te shtetasit T. F.
o Më datë 27 Gusht 2011 rreth ores 22:30 ne rrugen Don Bosko kane vjedhur me arme lokalin e lojërave te fatit Apex.
o Më datë 02 Shtator 2011 rreth ores 21:36 min ne rrugen Pandi Dardha kane vjedhur me arme super market KMY.
o Naten e mbremeshme, rreth ores 22:35 min ne rrugen Luigj Gurakuqi kane vjedhur me arme lokalin e lojërave te fatit Apex.