Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Si u bera bariton pas studimeve per kimi

Publikuar me : 21.06.2011 Ne : Kulture - 140 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'Enrico Marrucci, baritoni qe interpretoi rolin e Rodrigos te opera “Don Carlos” e Xhuzepe Verdit, ne 4 net te majit, dukej i pavarur nga koncepti regjisorial i Nikolin Gurakuqit qe i drejtonte protagonistet e tjere te shfaqjes. U pa ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit, nje Don Karlos (Leonardo Gramegna) paksa egosit, qe emociononte me vokalin, por sikur i “kthente krahet” partnereve, duke mos krijuar marredhenien e cliret dhe te natyrshme qe pritej. Ndihej nevoja qe ky personazh te ishte me i besueshem ne ndjenjen e forte qe e lidhte me Elizabeten (Simona Bertini), ne konfliktin qe kishte me te atin Filipi II (ne rol Victor Garcia Sierra) dhe me vete Rodrigon qe sakrifikohet vetem qe ai te vazhdoje jeten. Gramegna-s, i ardhur ne TKOB nentorin e kaluar per “Otellon” e Verdit, kete here iu dha mundesia te shpehte nivelin e tij artistik me nje rol qe i rrinte mire vokalisht. Protagonistet femra, Simona Bertini (Elizabeta) dhe Nevila Hasa (Eboli), nuk ishin ne te njejtin nivel vokal me baritonet dhe baset ne rolet kryesore te kesaj opere. Zerat e tyre humbnin kur vinte puna te interpretimet me partneret dhe pasiguria e mbajti mberthyer Hasen (mexosoprano shqiptare qe jeton ne Itali), pothuajse gjate gjithe shfaqjes. Nuk patem mundesi te shihnim sopranon shqiptare Sonila Baboci ne kete shfaqje, qe edhe pse emri i saj ishte shenuar ne afishen e Operes, nuk u duk asnje nga te katerta netet ne skene. Nga opera u dha nje sqarim qe Baboci “pati arsye shendetesore akute, ndaj nuk kendoi” Marrucci, qe nuk ka studiuar ne ndonje konservator muzike, punon me nje filozofi te veten me operen dhe personazhet qe i besojne, nje filozofi qe e ndihmon te realizoje sic duhet karakteret. E shtjellon ne intervisten e meposhtme dhene per “Shekullin”, disa dite pas shfaqjes. A u diskutua ndonjehere per riskun e shfaqjes se kesaj opere ne skenen shqiptare? Nje opere e gjate, e veshtire, qe ngrihet mbi temen e pushtetit fetar dhe politik ne Spanjen e shek XVI. Don Carlos” nuk eshte nje opera e thjeshte dhe ne ishim te vetedijshem per kete fakt. Dhe Tirana ka nje audience jo dhe aq me pervoje per operen. Por, nese nuk ndermerren disa rrisqe, atehere gjerat nuk ecin perpara. Une vura re qe njerezit ne salle e ndoqen historine me vemendje. Si keni punuar me rolin? Ne interpretimin tuaj vihej re nje pavaresi nga koncepti qe i bashkonte levizjet e solisteve te tjere, kishit nje vetedije te qarte per personazhin dhe ishit i hapur ne komunikim me partneret. Eshte e pamundur te jesh ne skene pa perjetuar emocionet dhe ndjesite e personazhit. Por, per t’u perqendruar ne nje rol, kengetari duhet te jete me pare i sigurt vokalisht, ne menyre qe ne ate moment te harroje zerin. Vetem nje pjese e vogel e trurit kontrollon situaten (vokale) dhe me tej mendohet per raportin me partneret, veprimet dhe interpretimin. Kishit dilema kur analizuat rolin e Rodrigos? A ka dicka te paqarte ky personazh, njeheresh mbretit dhe djalit te tij, duke marre parasysh konfliktin mes Filipit dhe djalit te tij Don Karlos, qe dashuronte gruan e t’et? Rodrigo eshte i vetmi personazh i Operes qe nuk le dyshime, idete e tij jane shume te qarta. Ai nuk eshte njeri politik. Eshte idealist, i dhene pas idese se lirise dhe paqes, qe merr persiper shume rrisqe, qofte edhe duke i folur hapur mbretit. Kjo nuk tregon se ai eshte miku i Filipit. Nese i duhet te vendose ndermjet tij dhe Karlos ai eshte ne mbrotje te ketij te fundit, duke sakrifikuar vetveten. Kjo mund te na lere te mendojme se ai eshte i pandershem me Filipin, por qellimi i Rodrigos eshte edhe me i larte. Ai sakrifikon veten per paqen, per t’i dhene shancin Karlos per te jetuar dhe per te qene mbret, nje mbret me i mire. Ai shqetesohet per qeniet njerezore, per popullin e tij, jo per nje individ ne vecanti. Ne kete opera ju u duket me bujari nga te gjithe solistet dhe me partneret meshkuj u duk se u krijua nje komikim me spontan se me sopranon (Bertini) dhe mexosopranon (Hasa), qe nuk dukeshin ne te njejtin nivel vokal dhe interpretues? Une jam nje kengetar, por fillimisht jam nje fans i operes. Me pelqen te degjoj dhe te krijoj nje lidhje me artistet qe punojne me mua. Ndoshta ne kete rast, stafi i meshkujve ishte me me i sigurt ne interpretim, me te qete dhe komunikuam me lehte. Kishit pak kohe per te pergatitur kete opera. A mundet te jepnit maksimumin ne 12 dite prova? Une i dua shume provat, eshte momenti kur produksioni fillon te rritet dhe neqoftese je thelluar ne studimin e personazhit tend, fillon e zbulon te papriturat e tij, anen qe nuk e ke njohur. Ndoshta 12 dite nuk mjaftojne normalisht, por une pashe perpjekje nga te gjithe per te krijuar nje shfaqje me peshe, duke filluar qe nga dirigjenti Martinenghi dhe nga i gjithe stafi, orkestra, kori *** Jeta Enrico Marrucci nuk ka studiuar muzike ne ndonje konservat. Madje as nuk kishte dijeni per operen deri ne 23 vjec. Kur ndoqi shfaqje operistike, u be nje fans i operes dhe ne pak muaj filloi te studionte sesi te behej kengetar. Ia nisi me nje shkolle jazzi. Leksioni i pare ishte ne moshen 24 vjecare, diten qe mbaroi universitetin e inxhinierise kimike. Mori vetem leksione private, jo ne ndonje akademi, apo konservator. Ndersa vazhdonte doktoraturen per kimi, shkoi te nje profesor opere dhe pas pak vitesh u gjend ne korin e “Rome Opera House”. Pas nje viti e gjysme fitoi nje konkurs te rendesishem ne “Spoleto” dhe filloi karrieren solistike. Atehere ishte 27-28 vjec. Fillimisht kendoi ne Itali, ne teatrot te me te rendesishem dhe me vone ne teatrot nderkombetare, Montekarlo, Viene, Bon, Dublin, Athine, Rio De Zhaniero, Tani eshte 42 vjec dhe jeton ne Rome. Enrico Marrucci per teatrin Akustika e teatrit nuk ishte edhe aq e mire. Ne kengetaret kemi nevoje per nje akustike shume te mire qe te ndihemi te qete, sepse kontrollojme zerin nepermjet jehones qe leshon ne skene dhe pas ca ditesh prova, kerkojme te marrim ate cilesi vokale qe deshirojme, per ta menaxhuar sic duhet ate.   Jorida Pasku '
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit