Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Siguria ne stadiume, do te shtohen 200 police

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Sport - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Rritja e dhunës në stadiumet shqiptare ka sjellë dhe propozimin e Ministrisë së Brendshme për të shtruar me 200 punonjës administratën e Policisë së Shtetit. Ky vendim është arsyetuar dje nga kreu i kësaj ministrie, Bujar Nishani, i cili ka sqaruar anëtarët e Komisionit të Sigurisë se ka lindur nevoja që efektivët të transportohen nga një qytet në tjetrin në rastet e ndeshjeve. Ndaj, në prezantimin e buxhetit për vitin e ardhshëm mbi këtë ministri, kreu i kësaj administrate bëri të ditur shtimin e forcave të policisë me 200 punonjës.

“Do të shtohen 200 policë. Ka një rritje të dhunës në stadium gjë që na ka detyruar të lëvizim forcat policore nga Tirana në Korçë apo Lezhë. Ky aktivitet ka qenë përgjegjësi e jona për t’i shtuar patrullave të policisë punonjës dhe një pjesë do të shkojë tek policia kufitare”, deklaroi Nishani.

Një gjë e tillë u kundërshtua nga nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, deputet socialist: “Të gjithë punonjësit që janë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të ikin nga aty, pasi janë në kurriz të atyre që punojnë në terren. Duhet të bëhen shkurtime në Drejtorinë e Përgjithshme, pasi administrata është e fryrë artificialisht.

Në këtë mënyrë jo nuk do të keni nevojë që të merrni 200 të tjerë”. Një prej kushteve të opozitës për të miratuar këtë buxhet është mosshtimi i 200 punonjësve në strukturat e Policisë së Shtetit. Projektbuxheti për Ministrinë e Brendshme u miratua dje në parim me 7 vota të mazhorancës kundrejt 6 të opozitës. D.Dedej

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhull

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 38 here.
Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhullEdmond Sufaj Lojtari i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është kthyer në një idhull tek skuadra e tij DC Junajtid në kampionatin amerikan. Kanë mjaftuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit me skuadrën, që Salihi, nga një i padëshiruar të kthehet në idhullin e kësaj skuadre. Kalimi i tij nga Rapidi i Vjenës tek skuadra e Uashingtonit u konsiderua blerja më e rëndësishme e kësaj skuadre. Por fillimi i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi ambientimin me futbollin...Lexo te gjithe artikullin »


» Blater Percaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternative
» Qerimaj me doping Produktin e bleva ne supermarket
» Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore
» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit