Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sigurimet, tatimet mbajne peng 298 mije pensione

Publikuar me : 28.09.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Instituti i Sigurimeve Shoqërore është duke u përballur me probleme të mëdha me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e bizneseve private në të gjithë vendin. Mungesat fillojnë që në vitin 2006.

Bizneset e kanë detyrim ligjore deklarimin e punonjësve të tyre pranë organave tatimore duke i derdhur kështu kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Më pas, lista merret nga tatimet dhe i dërgohet Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të cilat ajo i administron në shërbim te përllogaritjes së pensioneve të të punësuarëve në momentin kur ata mbushin moshën e pensionit. Pikërisht në këtë pikë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hasur në mungesa të theksuara të listëpagesave të punonjësve duke i kërkuara shpjegime Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kjo e fundit, i ka shpjeguar specialistëve të KLSH-së së janë pikërisht tatimet ato që vonojnë dërgimin e listëpagesave.

Moskoordinimi i institucioneve duke mos dorëzuar në kohë listëpagesat bëhet shkak për zvarritjen e përfitimit për ata që kanë mbushur moshën e pensionit si edhe sorollatjen e tyre deri në plotësimin e dokumentacionit. Njëkohësisht, një gjë e tillë zvarrite dhe punën e ISSH-së në përllogaritjen e masës së përfitimit. Në mjaft raste, mungesa të tilla janë bërë shkak edhe për mohim të të drejtës mbi një pjesë të përfitimit, gjë të cilën pensionistëve iu është dashur ta përfitojnë më pas me një vendim gjykate.

KLSH raporton për shifra të konsiderueshme listëpagesave të munguara në dosjet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Janë plot 298 mijë listë pagesa, të cilat nuk figurojnë në dosjet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. “Cilësojnë se nga listë pagesat për të cilat janë paguar kontributet për sigurimet shoqërore, nga viti 2006 dhe deri më tetor 2010, mungojnë 298 168 listë pagesa, nga të cilat 250 480 prej tyre në masën 84 perqind të totalit të mungesave e zenë listë pagesat për biznesin e vogël”, – shpjegon KLSH në raportin e hartuar pas kontrollit e zbatimit të buxhetit të shtetit për vitin e shkuar.

 

Pse nuk funksionon skema e Sigurimeve Shoqërore

Skema e Sigurimeve Shoqërore vijon të mbetet totalisht e varur nga fondet e buxhetit të shtetit, në mungesë të të cilave ajo nuk do të mund ta mbahëj në këmbë. Të dhënat tregojnë se skema shkakton një deficit nga viti në vit duke detyruar qeverinë ta subvencionojë çdo vit e më tepër me para të mbledhura nga taksat. Problemi në fjalë është konstatuar edhe nga KLSH gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë institucion gjatë këtij viti.

Aktualisht, skema paraqitet me një deficit prej 30 miliardë lekë, të cilat do t’i mbulohen nga buxheti i shtetit. ISSH ka parashikuar të shpenzojë rreth 80 miliardë lekë këtë vit, kur një pjesë e mirë e tyre janë para nga taksapaguesit dhe jo nga kontributet siç duhej të ishte.

Ulja e kontributeve vjen për shkak të numrit të vogël të atyre që hyjnë në skemë në raport me ata që përfitojnë. Aktualisht, sipas të dhënave, për çdo përfitues kontribuuojnë 1.52 të punësuar. Nëse një pension mesatar është në masën e 11 mijë lekëve, kontributi i sigurimeve shoqërore i derdhur nga pjesa më e madhe e të punësuarve është sa një e treta e kësaj shume.

 

 

 

KLSH: Ministritë marrin para pa leje nga buxheti i shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë fakte tronditëse për mënyrën se si funksionon qeveria shqiptare në drejtim të shpenzimeve buxhetore dhe përdorimin e fondeve. Ministria e Financave është organi përgjegjës për administrimin e “xhepit” të qeverisë, gjë për të cilën gjatë vitit të shkuar nuk e ka bërë të paktën për 2 miliardë lekë. Sipas kontrolleve të bëra, buxheti i shtetit rezulton t’i ngjajë një thesi me para ku secila ministri mund të fusë dorën dhe të marrë fonde prej tij pa shpjeguar destinacionin e tyre.

Bëhet fjale për fondin rezervë të buxhetit të shtetit për vitin 2010, i cili ishte përcaktuar në masën 2.5 miliardë lekë, ku siç raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit pjesë dërrmuese janë përdorur pa dijeninë e Ministrisë së Financave. Kontrollet kanë nxjerrë në pah faktin se ministritë si ajo e Transporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, kanë kërkuar direkt para nga qeveria pa marrë paraprakisht lejen e Ministrisë së Financave nëse mund t’i marrin apo jo për financimin e projekteve të tyre.

Si rregull, para se të kërkojnë shtesë fondesh, ministritë duhet t’i dërgojnë Ministrisë së Financave një raport ku të shpjegojnë nevojën për ato para, emergjencën e problemit dhe arsyen se përse nuk mund ta financojnë atë me paratë e tyre, etj. Më pas, Ministria e Financave bën verifikimet dhe jep vërejtjet e saj, të cilat bashkë me kërkesën e ministrive dërgohen në Këshillin e Ministrave. Me sa rezulton, nuk ka ndodhur kështu. Ministria e Financave nuk ka dhënë asnjë mendim për përdorimin e parave, ndërsa është gjendur përballë faktit të kryer dhe detyrimin për zbatimin e VKM-së për shtesën e fondeve ndaj ministrive kërkuese.

Gjatë vitit të shkuar, Këshilli i Ministrave ka miratuar 84 vendime për përdorimin e Fondit Rezervë të Buxhetit të Shtetit nga të cilat janë ekzekutuar 82 të tillë.

Nga këto, 19 vendime, të cilat kapin një vlerë 573 milionë lekë, nuk janë shoqëruar me shpjegimet se përse nevojitshin fondet, ç’ka sipas KLSH-së bie në kundërshtim me ligjet në fuqi. Ndërkohë, duke cituar këtë ministri, KLSH shpjegon se relacionet nuk gjenden jo se kanë humbur apo nuk janë dhënë nga ministria por se kërkesa nuk është dërguar fare në Ministrinë e Financave për të marrë një miratim paraprak. Po ashtu, për 21 vendime të tjera me vlerë 673 milionë lekë nuk është gjendur miratimi i Ministrisë së Financave për përdorimin e fondeve, në gjashtë vendime, financat kanë kërkuar rishikim të projektvendimeve, etj.

Nëse për pjesën më të madhe të vendimeve ministritë nuk e kanë pyetur Ministrinë e Financave duke dërguar në Këshillin e Ministrave kërkesa për financim ekstra, KLSH numëron të paktën 12 VKM për përdorim të Fondit Rezervë me vlerë totale 470 milionë lekë, ku financat janë shprehur kundër përdorimit të fondeve. Pavarësisht kundërshtimit të Ministrisë së Financave, fondet kanë dalë nga arka e shtetit sipas kërkesave të ministrive dhe janë përdorur.

 

Përfituesit më të mëdhënj të fondeve

Ministria e Transporteve                    516 milionë lekë
Ministria e Brendshme                       423 milionë lekë
Ministria e Bujqësisë                           244 milionë lekë

Këshilli i Ministrave                             206 milionë lekë

Ministria e Financave                         154 milionë lekë

Ministria e Integrimit                          121 milionë leke

 

 

Baza ligjore për përdorimin e Fondit Rezervë të Buxhetit të Shtetit

Ligji për buxhetin e shtetit si dhe udhëzimi i Ministrisë së Financave për përdorimin e buxhetit të shtetit nxjerrin në pah mënyrën e jashtëligjshme që është vepruar me fondet rezervë të buxhetit të shtetit, të cilat janë marrë në përdorim nga ministritë e tjera pa u konsultuar fare me Ministrinë e Financave.

 

Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr.1 datë 21.1.2010 “Për zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2010” thotë:

-“Ministritë e linjës paraqesin në Ministrinë e Financave një projekt me të cilin argumentojnë: nevojat për shtesë fondesh; pamundësinë për t’u përballuar nëpërmjet rialokimit të fondeve brenda sistemit, nisur nga analiza e realizimit të buxhetit për periudhën raporttuese; emergjencën e problemit dhe pamundësinë e parashkimit në procesin buxhetor, etj.”

 

-“ Ministria e Financave, pas analizës së saj jep vërejtjet dhe sugjerimet, të cilat duhet të sqarohen dhe të plotësohen detyrimisht kur të përgatitet projektvendimi përfundimtar”,

-“Me mendimin e ministrive të interesuara bashkëlidhur dhe aprobimin e Ministrisë së Financave, projektvendimi paraqitet në Këshillin e Ministrave”.

 

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit