Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sindikata e minatorëve ka depozituar në gjykatë një padi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave (RISHM) për shpërdorim detyre.
Në padinë e ngritur, sindikata akuzon Ministrinë e Ekonominë dhe Repartin e Inspektim-Shpëtimit të Minierave për neglizhencë dhe mungesë investimesh, çka ka çuar në dëmtim minierës së Bulqizës. Sindikata sheh gjithashtu METE-n dhe RISHM-in si përgjegjës për vdekjen e disa minatorëve, e cila ka ardhur si pasojë e neglizhencës së tyre.
Sot minatorët e Bulqizës janë rikthyer në punë pas 3 muajsh ndërprerjeje. Një ditë m parë, minierën e Bulqizës e inspektoi Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave.