Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sindikata kunder perjashtimit te policeve nga Kamza

Publikuar me : 03.11.2011 Ne : Kronike - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dashamir Biçaku

Përjashtimi i nëntë policëve që nuk mbrojtën shefin e tyre kur u konfrontua me disa banorë në Kamëz është kundërshtuar dje nga Sindikata e Policisë. Kreu i sindikatës, Satedin Fishta, pohoi dje se këtë çështje do ta ndjekë në gjykatë. “Kam ndjekur me kujdes procesin disiplinor të 15 punonjësve të policisë, të cilët ishin proceduar nga komisioni i disiplinës i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me masat e pezullimit nga detyra dhe ishin propozuar për përjashtimin e tyre nga Policia. Gjatë procesit apelimit të tyre në Komisionin e Disiplinës, ky i fundit, vendosi mos pranimin e apelimit të tyre për të hedhur poshtë masën e pezullimit të Policisë së Tiranës dhe për më tepër i propozoi Drejtorit të Përgjithshëm vendimin për përjashtimin e tyre nga Policia. Një masë e tillë nuk përputhet me realitetin dhe me zhvillimin e ngjarjeve në terren”,- thotë Fishta.

Sipas tij një pjesë e efektivëve të penalizuar, kanë qenë të dislokuar dhe të vendosur me shërbime në distanca të largëta me vendndodhjen e komisariatit. Në këtë mënyrë sipas tij, nuk ka qenë e mundur që këta efektivë policie të paraqiteshin në ndihmë të shefit të krimeve, në kohën e nevojshme. “Duhet të llogarisësh se duhen jo pak minuta për të mbërritur nga një zonë që ndodhet disa kilometra larg deri në qendrën e Kamzës. Komisioni i Disiplinës nuk ka provuar në asnjë rast që këta persona të mos jenë paraqitur në mënyrë të qëllimshme në ndihmë të shefit të krimeve. Komisioni i Disiplinës, dhe personat e thirrur për t’u dëshmuar nuk sollën asnjë provë që faktonin se këta punonjës policie kanë qëndruar inaktivë në momentin e incidentit të cilësuar si përplasje e Hykës. Madje në disa raste punonjësit e policisë nuk kanë pasur as radio marrëse për t’u lidhur me sallën operative, shefin e krimeve”,- tha Fishta. Nga ana e saj, policia dhe autoriteti që i ka proceduar dhe propozuar për t’u përjashtuar duhet të provojë dhe të faktojë se këta efektivë policie kanë qenë të pajisur me radio marrëse.

Sipas kreut të Sindikatës, një pjesë e mirë e pretendimeve të punonjësve të Policisë të përjashtuar, apo të propozuar për t’u përjashtuar nuk iu është dhënë mundësia për t’u dëgjuar. Por edhe ata, të cilët janë dëgjuar, nuk iu janë pranuar provat dhe argumentet e dhëna. Nga 15 efektivë blu, të propozuar për t’u përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, për 11 prej tyre Komisioni i Disiplinës vendosi përjashtimin ndërsa për katër të tjerë u vendos rikthimi në punë, por me masa disiplinore si si ndërprerje të përkohshme të pagës, apo heqje të ditëve të punës apo paralajmërime për përjashtim. 15 policët u pezulluan në lidhje me ngjarjen e ndodhur me 21 korrik të këtij viti, kur shefi i krimeve të komisariatit nr.5 është rrahur nga pjesëtarët e një familjeje nga Kamza.

 

 

Incidenti me familjen Halili më 21 korrik

Me 21 korrik të vitit të këtij viti, policia e komisariatit të Kamzës, mori njoftim se në afërsi të shkollës së mesme, ishte shembur një mur rrethues i kësaj të fundit nga disa persona. Për këtë shkak, policia dërgoi një shërbim dhe shoqëroi 17 vjeçarin, Jusert Mullai. Me këtë ngjarje është angazhuar vetë Shefi i krimeve, komisar Artur Hyka. Në këtë kohë, në komisariat mbërritën të afërmit e Mullait, të cilët ishin tre dajat e tij dhe disa persona të tjerë, bashkë me nënën e të shoqëruarit. Kjo e fundi ka pretenduar se shoqërimi po bëhej pa shkak dhe se muri që ishte shembur ishte në pronën e tyre dhe se shembja bëhej qëllimisht ndaj tyre. Në këtë kohë ka nisur konflikti dhe palët mësohet se janë përplasur mes tyre. Më keq nga të gjithë e ka pësuar shefi i krimeve, i cili pas ngjarjes akuzoi vartësit e tij se nuk e kishin ndihmuar.

 

 

Të përjashtuar

Inspektor               Astrit Cani

Inspektor               Flamur Çela

Inspektor               Simon Bushkgjoka

Inspektor               Pal Pjetërgjoka

Inspektor               Aqif Muça

Inspektor               Agron Kapo

Inspektor               Nikollë Bazhella

Inspektor               Seit Qejvani

Inspektor               Qani Dauti

 

Të propozuar për t’u përjashtuar

Nënkomisar          Edmond Noka

Inspektor               Bujar Lamaj

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit