Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Singapori, “vatra” e trukimeve boterore

Publikuar me : 20.12.2011 Ne : Sport - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Roberto di Martino


Pas skandalit të basteve në Itali, fshihet një rrjet ndërkombëtar që i ka shtrirë tentakulat e tij në shumë prej vendeve të mëdha evropiane. Ky fakt pranohet nga prokurori i Kremonës, Roberto Di Martino, i cili po merret me hetimin e skandalit të basteve në Serinë A, e cila bëri bujë gjatë kësaj vere në vendin fqinj. Sipas Di Martinos, koka e rrjetit është në Singapor, dhe pas saj gjenden me qindra persona, të cilët vënë në lëvizje shuma të mëdha parash të thata drejt celulave të shpërndara në mbarë botën dhe sidomos në vendet perëndimore.

Di Martino theksoi se rrjeti është i përhapur dhe në vende të tjera si Gjermania, Zvicra, Kroacia dhe Finlanda, ku vetëm pak ditë më parë u arrestua një person, i cili ishte dënuar në Gjermani, dhe që kishte një skemë të saktë për mënyrën sesi funksionon gjërat me drejtuesit aziatik. Gjithashtu gjatë hetimit të prokurorisë së Kremoës, rezultoi se krahu i djathtë i drejtuesve nga Singapori në Itali, ishte i ashtuquajturi grup i “ciganëve”, që gjatë verës u përfolën dhe si trukuesit numër 1 të ndeshjeve në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, meqenëse pjesa më e madhe e kësaj bande ciganësh, përbëhet nga shqiptarë, rumun dhe bullgarë.

Këta të fundit kanë tentuar gjatë muajit shtator dhe nëntor, që të manipulonin ndeshje të Kupës së Italisë, mes dy skuadrave të Serisë B, ku lojtarëve iu është ofruar një shumë prej 200 mijë eurosh për të trukuar rezultatin e ndeshjes. Di Martino bëri të ditur, se rrjeti nuk luante shuma të mëdha parash nga një person i vetëm, por vendoste bast nga 500 deri në 1500 nga qindra persona të ndryshëm.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhull

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 38 here.
Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhullEdmond Sufaj Lojtari i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është kthyer në një idhull tek skuadra e tij DC Junajtid në kampionatin amerikan. Kanë mjaftuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit me skuadrën, që Salihi, nga një i padëshiruar të kthehet në idhullin e kësaj skuadre. Kalimi i tij nga Rapidi i Vjenës tek skuadra e Uashingtonit u konsiderua blerja më e rëndësishme e kësaj skuadre. Por fillimi i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi ambientimin me futbollin...Lexo te gjithe artikullin »


» Blater Percaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternative
» Qerimaj me doping Produktin e bleva ne supermarket
» Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore
» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit