Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Rajoni - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të paktën 100 të vdekur është bilanci i dhunës së djeshme në Siri. “Të paktën 55 civilë janë vrarë nga forcat e sigurisë”, konfirmon Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.
Nga 55 civilët e vrarë, 40 janë në Homs dhe rrethinat e tij, 9 në Deraa, 5 në periferi të Damaskut dhe 1 në Idleb, në veriperëndim të vendit.
Mes viktimave janë edhe të paktën 10 ushtarë dezertorë, 6 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 25 ushtarë.
Ndërkohë, sot Këshilli i Sigurimit në OKB do të diskutojë projekt-rezolutën e prezantuar nga Liga Arabe për Sirinë, për të cilën Rusia kërcënon me veto.