Publikuar me : 04.08.2011 Ne :
Rajoni - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti sirian Bashar ala Assad ka lëshuar një dekret në të cilin autorizohet sistemi shumëpartiak.
Sipas agjencisë Sana, qeveria e Damaskut kishte miratuar në fund të korrikut një projektligj për sistemin shumëpartiak, por me dekretimin e presidentit ky ligj bëhet i zbatueshëm menjëherë dhe nuk ka nevojë të votohet në Parlament.
Hapja e dritës jeshile për pluralizmin partiak dhe fundi i monopolit të partisë Baath në politikë është një nga kërkesat kryesore të opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar drejtuar Damaskut.