Publikuar me : 30.07.2011 Ne :
Rajoni - 104 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Protestat në Siri kundër qeverisë së presidentit Basha Al-Asad, vazhdojnë të shoqërohen me akte dhune dhe vrasje ndërkohë që raportimi për viktimat bëhet vetëm përmes organizatave.
Dy shoqata për të drejtat e njeriut njoftuan se të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë dhe 100 të tjerë janë arrestuar në Damask nga forcat e sigurisë.
Në protestat e sirianëve të cilat kanë nisur që në mars të këtij viti, dyshohet të kenë humbur jetën të paktën 1800 persona.